Bullgaria fut në “zonën e kuqe” Maqedoninë, masat e reja për qytetarët

Amelda Amelda

Bullgaria përditësoi të mërkurën listën e vendeve që paraqesin rrezik për përhapjen e virusit.

Nga dita e sotme në “zonën e kuqe” do të futet edhe Maqedonia e Veriut.

Po ashtu në listën e kuqe do të jenë Austria, Serbia, Turqia, Hungaria, Luksemburgu, Izraeli, Kuvajti, Grenada, Grenlanda, Katari, Mbretëria e Bahreinit, Republika e Libanit.

Qytetarët që vijnë nga lista e këtyre shteteve në Bullgari do t’u kërkohet një test negativ PCR për fëmijët mbi 12 vjeç.

Testi nuk duhet të jetë më i vjetër se 72 orë, përndryshe nëse nuk kanë një dokument të tillë, ata i nënshtrohen një karantinë 10-ditore.

Kjo masë nuk vlen për fëmijët nën 12 vjeç.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *