Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov shprehu mbështetjen e plotë për Britaninë e Madhe, por kjo sipas tij nuk nënkupton dëbimin e diplomatëve rusë, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Ne i japim mbështetje të plotë Britanisë së Madhe, por në këtë fazë nuk do të dëbojmë diplomatët rusë”, ka thënë Borisov.
Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë të mbajtur në Kryeministri, Borisov deklaroi se ambasadori bullgar në Moskë, Bojko Kotzev, është thirrur vetëm për konsultime.
Ai më tej u shpreh se pritet sjellja e dëshmive të reja lidhur me helmimin e ish agjentit rus Sergej Skripal në Salisbëri.
“Për këtë arsye, tani për tani nuk kemi ndërmend që në raportet tona me Rusinë, të dëbojmë diplomatët e as të tërheqim diplomatët tanë. Ambasadori Kotzev, më 8 prill sërish do të jetë në Moskë”, theksoi Borisov.
Kujtojmë se si përgjigje ndaj helmimit të ish agjentit Sergej Skripal dhe vajzës së tij Julia, Britania, SHBA-të dhe disa vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s (përfshirë këtu dhe Shqipërinë) morën vendimin për dëbimin e diplomatëve rusë nga vendi i tyre.
s.a/dita

Qendrim i qarte dhe i drejte, pa servilizma e “solidaritet”te detyruar!
Nuk ka te baje me servilizem.Bullgari tregohet e matun per ndermarrje imperartive me kaq njohje.Pret fakte te tjera bindese.Kjo tregon se kemi te bajme me shtet me koken plot.Jo shterpe si e jona.Te cilet,tanet, kane deri diku njifare justifikimi nga ekzistenca e nji opozite teper inatgjore dhe komplet anti shqiptare,pro fashiste.