Bullgaria nuk tërhiqet dhe se është gatshme të bllokojë negociatat me Maqedoninë e Veriut për procesin e anëtarësimit në BE.
“Nuk mund t’i mbyllim sytë dhe të bëjme sikur nuk shohim qe ka probleme me zbatimin e marrëveshjes me Maqedoninë e Veriut”, deklaroi ministrja bullgare për Punë të Jashtme, Ekaterina Zaharieva.
Ajo thotë se akoma nuk janë të gatshëm ta miratojnë kornizën për negociatat me Shkupin.
Prej dites se djeshme ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani dhe zv. kryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov, ndodhen për vizitë në Berlin ku kanë realizuar takim me Zaharievën, me ftesë të ministrit gjerman për Punë të Jashtme, Heiko Mass.
o.j/dita
