Bulliqi tregon përfundimin e matjes së vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi

Leda Hysa

Ndonëse, demarkacioni është bërë problemi kyç që Kosovës nuk po i liberalizohen vizat, Komisioni Shtetëror për Shënjimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi, është duke vazhduar matjet dhe angazhimin që shumë shpejt të dorëzojë raportin final te kryeministri Haradinaj.

Ende nuk dihet datë konkrete për finalizimin e gjithë kësaj çështjeje të zhurmshme, por kryetari i Komisionit për demarkacion, Shpejtim Bulliqi tha se po punohet që kjo të përfundojë sa më shpejt.

“Tani për tani  po punojmë. Jemi të interesuar të kryejmë sa më shpejt”, tha ai.

Sipas Bulliqit ekspertët janë në proces të grumbullimit të të dhënave dhe kur të analizohen të gjitha vjen edhe raporti final.

“Jemi duke punuar jemi në proces të grumbullimit të materialeve edhe praktike, edhe teorike dhe analizës së dokumentacionit shtetëror nuk do ta qojmë larg dhe do ta dërgojmë raportin final.”, deklaroi shkurt Bulliqi, duke mos treguar se sa javë ose edhe muaj do të shkojnë që çështja e demarkacionit të mbyllet një herë e mirë.

Megjithatë, kryeministri Ramush Haradinaj kohë më parë pati thënë se Kosova do të kërkojë nga BE që vendit t’i hiqet ky kusht dhe të liberalizohen vizat, pasi e ka quajtur padrejtësi.

Nga ana tjetër, Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka ripërsëritur disa herë se nuk do të ketë viza për Kosovën deri në përmbushen e të gjitha kritereve të parapara nga BE.

Ndërkohë, dje diplomati amerikan Brain Hoyt Yee, tha se Kosova të përfundojë sa më shpejt çështjen e demarkacionit dhe qytetarët të marrin vizat.

Share This Article
2 Comments
  • vazhdon 1913… ate qe ben greku ne jug qe detyron te nderroje emrin tjetri pa te haje buke, e ben BE lart qe gostis serbi e malazezin me troje dhe privilegje si dikur

  • Ca ti bejshe. Keshtu ishin diplomatet e Kosoves. I turbulloi vera dhe rakia e Budves. Pritje solemne.
    Mire qe nuk e dorzuan edhe Shkodren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *