Bulqizë, 27-vjeçari hidhet nga kati i katërt dhe plagoset rëndë, nisin hetimet  

anazapta

Një 27-vjeçar në Bulqizë është hedhur nga kati i 4 i banesës ku jetonte, për motive që ende nuk dihen. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00 të pasdites së djeshme, pothuajse në qendër të qytezës. Policia vendore bëri me dije se i riu Afrim Totraku, është plagosur rëndë dhe është nisur menjëherë në spitalin e Bulqizës. Por mjekët rekomanduan që për shkak të frakturave dhe shembjeve që kishte marrë, të transportohej me mjete të specializuara, me një helikopter drejt Tiranës, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur motivet e ngjarjes dhe ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja dramatike. Oficerët kanë shkuar bashkë me ekspertët në vendngjarje për të mbledhur dëshmi të banorëve dhe familjarëve. Pista e parë është ajo e një tentative flijimi në gjendje depresive nga 27-vjeçari dhe pista e dytë një rënie aksidentale gjatë ndonjë procesi pune.

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *