Bulqizë, 60 minatorë futen në grevë urie

anazapta

Sërish protesta në minierën e Bulqizës. Rreth 60 minatorë të zonës D kanë nisur të hënën një grevë urie, duke kërkuar rifillimin e punës në këtë galeri. Mësohet se minatorët kanë tentuar të nisin punën mëngjesin e sotëm, por janë ndaluar nga policia private. 

Ata kanë hyrë me forcë në ambientet e gardërobës, në hyrje të minierës, duke kërcënuar se do të qëndrojnë atje deri kur të lejohen të rifillojnë punën. Minatorët thonë se nuk e dinë arsyen përse policia private nuk i lejoi të futeshin në galeri.

Prej kohësh institucionet shtetërore kanë deklaruar se zona D nuk plotëson kushtet teknike, ndërkohë që disa herë ka ndodhur aksidente me pasojë vdekjen e minatorëve. / Top Channel

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *