Bulqizë, aksidentohet duke nxjerrë krom, vdes nëna e tre fëmijëve

anazapta

Një grua ka humbur jetën mëngjesin e sotëm teksa mblidhte krom, në Bulqizë. Lirie Mera, 45 vjeç, nënë e tre fëmijëve, ka qenë duke nxjerrë krom në stokun e minierës, kur i ka rënë një gur përsipër. Pavarësisht ndihmës së menjëhershme dhe nisjes për në spital, gruaja ka humbur jetën pa arritur tek bluzat e bardha.

Gjendja e mjeruar ekonomike i detyron banorët e Bulqizës të mbledhin krom për të përballuar jetesën. Rasti tragjik i gruas 45-vjeçare është paraprirë nga shumë të tillë në këtë qytet.

Share This Article
2 Comments
  • Bulqiza eshte bere skena ku luhet perbindshmeria me ekstreme me fatin e njerezve.
    Havadan do ta hedhe dheu Nenen e mjere per tre famijet qe ka lene pas.Nuk gjej dot fjale tjeter.

  • nuk e di pse i lejojne akma keto galerite pirate qe te funksionojne duke i lene hapsire vrasjes se nejrezve. se kjo eshte vrasje jo vdekje. uroj qe kur te vijme ne ne pushtet te mos ja lejme LSI kete ministri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *