Bulqizë, bllokohet mikrobusi me 20 studentë

redaktor
Një mikrobus me rreth 20 studentë ka mbetur i bllokuar në Bulqizë si pasojë e motit të keq.
Mësohet se mikrobusi, i cili drejtohet nga Muharrem Muça, vijon të mbetet prej 3 orësh i bllokuar në zonën e quajtur Ramnagor në Bulqizë.

Nga të dhënat e para bëhet e ditur se mikrobusi ka mbetur i bllokuar si pasojë e reshjeve të dëborës dhe motit të keq që ka përfshirë këtë zonë.

Ai ishte nisur nga Bulqiza dhe do të udhëtonte së bashku me studentët drejt Tiranës. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat e policisë, si dhe borëpastrueset për t’u ardhur në ndihmë të bllokuarve dhe për të mundur zhbllokimin e situatës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *