Një furgon me nëntë pasagjerë është bllokuar sot nga bora në Bulqizë.
Sipas raportimit të gazetarit të Ballkan Web-it, furgoni ka mbetur i bllokuar në dëborë, në aksin rrugor Klenjë-Streblevë, për mëse dy orë.
Pasagjerëve u kanë ardhur në ndihmë banorët e zonës, duke u munduar të zhbllokojnë rrugën.
Për ngjarjen janë vendosur në dijeni dhe autoritetet vendore, të cilat po punojnë për hapjen e rrugës.
s.a/dita
