Bulqizë, grabitën me maska dhe armë 3 kinezët e minierës, 2 në pranga

redaktor

Dy persona nga Bulqiza janë arrestuar dje nga policia, pasi të maskuar dhe të armatosur dyshohet se grabitën tre kinezë që punojnë në minierën e kromit. Ngjarja ka ndodhur orët e vona të mbrëmjes së enjte, teksa të dëmtuarit, kur kinezët po zbrisnin në qytet për të blerë ushqime. Në momentin kur ata janë kthyer për në minierë, janë përballur me dy personat e armatosur. Dy grabitësit Selim Rushiti, 23 vjeç dhe Edison Daka, 21 vjeç, i kërcënuan dhe u morën të paktën 100 mijë lekë të vjetra. Ka pasur edhe përleshje mes tyre, ndërsa policia i identifikoi dhe arrestoi agresorët.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *