Bulqizë, helmohen nga uji i pijshëm 30 persona

Bora Basholli

Të paktën 30 persona kanë përfunduar në spital në Bulqizë, si pasojë e helmimit nga uji i pijshëm.

Mësohet se të gjithë personat janë nga qyteti i Bulqizës.

Sipas mjekëve numri i personave, të cilët helmohen nga uji i pijshëm është në rritje.

Situata është nën kontroll dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është e normalizuar, por nëse do të ketë komplikacione, ata do të dërgohen në spitalin e Peshkopisë ose në Tiranë.

Ndërkohë Ndërmarrja e Ujësjellësit në Bulqizë ka deklaruar se janë marrë analizat dhe janë dërguar në laborator, por do të duhet 48 orë për të marrë përgjigjet.

Rrjeti i ujësjellësit në Bulqizë është bërë vite më parë dhe tubacionet janë të amortizuara.

 

b.b/dita

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *