Dy persona kanë mbetur të plagosur teksa mjeti me të cilin udhëtonin u përplas me bordurën.
Aksidenti u regjistrua në orët e pasdites së djeshme në Bulqizë, ndërsa mësohet se ka mbetur e plagosur rëndë një vajzë 23-vjeçare. Ajo është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar. I plagosur ka mbetur dhe drejtuesi i mjetit, që ka humbur kontrollin e makinës me të cilën udhëtonte bashkë me 23-vjeçaren, duke u përplasur më pas me bordurën anësore të rrugës. Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
