Një minator ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Bulqizë. Bujar Suroqi, 50 vjeç, është aksidentuar brenda ambienteve të minierës së Bulqizës, duke rënë nga ashensori. Policia ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Miniera dhe galeritë e braktisura të Bulqizës vazhdojnë të marrin jetë njerëzish, të cilët për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike e shohin kromin si të vetmen mënyrë për të siguruar bukën e gojës.

Edhe nje minator tjeter qe humbet jeten. Askush nuk çuditet, askush nuk ja ka ngene te merret me te. kemi halle te tjera tani, kemi hallin e votave, blu, mavi, te kuqe, çiklamin e turlilloj.
Edhe nje minator humbet jeten. Sa keq ! Pikerisht tani qe kriminel Saliu dhe tradhetar Kalaja na paskeshin vendosur qe do ulnin moshen e pensionit para dates 23 qershor 2013.
Shume mire qe beni greva urie o minatore, po pse te vriteni ne miniere dhe te mos vriteni duke luftuar per sigurine jetes ne pune, per rroga dhe pensione reale ?!
Sa burra minatore lane jeten ne miniere ?!
Sa femije mbeten jetime dhe sa gra mbeten te veja, te vetme e pa perkrahje me jetimet ?!
Po cili pushtetar mendon per ta ?!
Po cili pronar i huaj a vendas do investonte per jeten e tyre?!
Po cila sindikate pordhacesh dhe te shiturish do mund ti udhehiqte me vendosmeri dhe konseguence minatoret derisa te fitonin te drejtat e tyre ?!
Mire e ke moj zonje e nderuar, por jo edhe aq mire.
Sindikata nuk eshte diçka e fiksuar, e perhershme, e pandryshuar. Nuk eshte institucion shteti qe paguhet nga taksat dhe ka detyrime ligjore.
Sindikata nuk jam as une, dhe nuk eshte as Nikolla e as Kalaja.
Sindikata ne radhe te pare eshte fryme. Fryme dhe mentalitet opozitarizmi, proteste, kryengritjeje. Eshte bashkim vullnetar i njerezve per tu bashkeorganizuar ne mbrojtje te vetvehtes.
Kryetaret mund te jene te mire ose te keqinj, por edhe anetaret mund te jene po keshtu. E them kete se ne greven e fundit te urise ne Bulqize une dhe shoket e mi, (nuk po flas per Nikollen e per kalane) i ftuam minatoret ta çojme luften deri ne fund, te bllokojme forcerisht transportin e kromit, deri sa qeveria dhe pronaret te uleshin ne bisedime mbi kerkesat.
Por minatoret kishin frike te konfrontoheshin. Pra edhe minatoret jane dakord me mire te vriten nga miniera sesa te vriten per tu mbrojtur nga padrejtesia. Me mire te ulin koken per nje kothere buke, sesa te luftojne me dinjitet per sigurine e jetes se vet, per rroga e pensione reale.
Keto gjera nuk zgjidhen me klithma e pasthirrma renkimi e deshperimi. Keto gjera zgjidhen duke forcuar frymen e kryengritjes, duke u organizuar me mire, duke zgjedhur ne krye me te miret, me trimat dhe me besniket.
Ka edhe alternativa te tjera sesi mund te mbrohemi nga e keqja. te mos votojme per partite e medha, per mashtruesit profesioniste. Te votojme njerezit tane.
Shikoje kete variant, mendohu dhe reago !
https://www.blogger.com/blogger.g?blogID=1041586457480786085#allposts