Bulqizë, plagosen dy minatorë

Dita

Dy minatorë janë plagosur në orët e mesditës në minierën e Bulqizës.

Ngjarja ka ndodhur në nivelin e 17-të të galerisë, teksa nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.

Informacioni paraprak i policisë bën të ditur se në minierën e kromit në Bulqizë gjatë punës janë aksidentuar shtetasit S.N, rreth 50 vjeç, dhe M.Gj, rreth 31 vjeç, të dy banues në Bulqizë.

Ata po marrin ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që, njëri prej tyre pritet të dërgohet me helikopter drejt Tiranës.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *