Bulqizë, plagoset minatori, arrestohet inxhinieri dhe tekniku

Leda Hysa

 

Një minator ka mbetur i plagosur gjatë punës në galeri, në minierën e Bulqizës ditën e djeshme.

Minatori 52-vjeçar me iniciale H.C. u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë ditën e sotme policia arrestoi inxhinierin e këtij subjekti minerar, Mehmet Ramlikaj 59 vjeç dhe teknikun Dulejman Lata 59 vjeç.

Policia thotë se pas aksidentimit të minatorit, nga ana e subjektit ka vazhduar puna në vendin e aksidentit duke prishur vendin e ngjarjes.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Dibrës për veprën penale të pengimit të zbulimit të së vërtetës.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *