Bulqizë, plagoset minatori në galeri, dyshohet shpërthimi

anazapta

Një minator ka mbetur i plagosur dje në minierën e Bulqizës, teksa pranë tij dyshohet se ka shpërthyer një granatë që përdorej për hapjen e njësive të reja të kromit. I plagosuri është Petrit Gjoni, 54 vjeç, i cili është dërguar fillimisht në spitalin e Bulqizës dhe më pas është nisur drejt spitalit Ushtarak në Tiranë. Në vendngjarje kanë mbërritur blutë e Bulqizës, që kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave. Paraprakisht bëhet fjalë për një pakujdesi në përdorimin e lëndës plasëse, por hetimet do zbardhin se cili ka qenë shkaku.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *