Policia arreston dy shtetas ( nënë e bir), gjatë një operacioni për armbajtie pa leje.
Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë me një krehër me 8 fishekë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë gjatë operacionit policor të koduar “Gjeologu”, pas informacioneve të marra në rrugë operative se në një automjet tip Benz që lëvizte në lagjen Gjeologu të qytetit Bulqizë kishte armë zjarri, menjëherë kanë bërë bllokimin e automjetit Benz me targa AA 211 HM.
Nga kontrolli i ushtruar nga Policia në automjetin në përdorim të shtetasit Luan Ternova, 40 vjeç, u gjet dhe u sekuestrua brenda një çante dore që ndodhej në makinë një armë zjarri Pistoletë TT model 54 si dhe nje krehër me 8 fishekë.
Në momentin që Policia do ushtronte kontroll , Çantën e ka marrë në dorë shtetesja Sarie Ternova, 58 vjeçe me qëllim shmangien e kontrollit.
Shtetasit e lartpërmendur (nënë e bir) Luan Ternova dhe Sarie Ternova u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armeve luftarake” kryer ne bashkëpunim.
Shtetasi Luan Ternova ka qenë i dënuar më parë për Vjedhje banesash në shtetin Francez dhe ka vetëm një muaj që kishte dalë nga burgu dhe ishte deportuar në Shqipëri nga Franca.
Theksojme se para disa muajsh nga Policia e Bulqizës është arrestuar edhe vellai i shtetasit Luan Ternova, shtetasi Fadil Ternova( i njohur si i forti i Bulqizës) për armbajtie pa leje.
