Një noteri në qendër të qytetit të Bulqizës është grabitur në orët e para të mëngjesit të djeshëm.
Mësohet se grabitësit kanë sharruar hekurat e dritares dhe pasi kanë hyrë brenda kanë mundur të marrin 1 mijë euro, dhe 1,2 milionë lekë të vjetra. Policia tha se po punon për identifikimin e autorëve dhe në vendngjarje u dërgua një grup ekspertësh për të fiksuar gjurmët e gishtërinjve që kanë lënë agresorët. Dyshohet se ata kanë pasur dijeni për xhiron e noterisë dhe faktin se paratë mbaheshin në arkë.
