Një 13-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi është zënë poshtë nga një ndërtesë e amortizuar. Ngjarja ka ndodhur sot në fshatin Gjuras, ku 13-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur, ka mbetur i vdekur nga shembja e ndërtesës. Rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta dhe pritet që mbi ngjarjen të hidhet dritë nga policia e Burrelit.