Bumçi: Hoffman dhe Tahiri kthyen 13 500 shqiptarë në kufi; Dade: Mos spekulo!

Saimir Lleshi

Deputeti demokrat, Aldo Bumçi tha sot në komisionin për Politikën e Jashtme, se ministri i Brendshëm, Tahiri dhe ambasadori gjerman në Helmut Hoffman kanë kthyer në kufi plot 13 mijë e 500 shqiptarë.

Sipas tij, ky është mohim i të drejtës për të lëvizur lirshëm, ndërsa janë ndaluar me motivacionin se do të shkonin si azilantë. Në mbledhjen e sotme të komisionit ishin përfaqësues të Ministrisë së Brendshme, të cilët janë thirrur për dhënë shpjegime rreth çështjes së azilkërkuesve shqiptarë.

“Ministri i Brendshëm i shoqëruar nga ambasadori gjerman shkojnë në pikat e kalimit kufitar nga ku kthehen 13 500 shqiptarë.  Kjo është shkelje e të drejtave të njeriut. Si mund të ndaloni ju shqiptarët që të ndalin. Evropa u ka dhënë të drejtën e lëvizjes së lirë dhe ju u thoni s’keni për të dalë jashtë. Trajtimi juaj nuk është problemi brenda Shqipërisë, por të mbyllni kufijtë”, u shpreh Bumçi.

Kryetarja e komisionit të Jashtëm, Arta Dade i kërkoi deputetit demokrat që të mos spekulonte me emrin e ambasadorit gjerman.

Mos spekuloni. Aq më tepër kur përmendi emrin e ambasadorit, i cili paska shkuar në kufi dhe paska kthyer 13 500…dini vetëm të bëni propagandë”, u shpreh Dade.

Debatet te komisioni i Jashtëm

Zv/ministri i Brendshëm, Ilirjan Mustafaraj: Gjatë 2015 janë rritur shifrat e azilkërkuesve në Gjermani dhe vendet e tjera në BE. Në 2014 kërkesat për azil ishin 17 150, ndërsa në 2015-ën, kemi 52 475 kërkesa për azil. Janë kthyer nga Gjermania mbi 5000 azilkërkues. Ndërsa 4000 të tjerë janë kthyer në mënyrë vullnetare. Kemi në fokus parandalimin dhe marrjen e masave për të kthyerit. 13 mijë shtetas janë refuzuar që të dalin jashtë kufijve, për në vendet e BE. Kemi ndërmarrë fushata sensibilizimi, identifikuar zonat nga ikin, zbulimin e personave që nxisin këtë fenomen dhe forcimin e masave në kufij. Një pjesë e mirë e azilkërkuesve nisen nga aeroporti i Prishtinës.

Aldo Bumçi: Ambasadori gjerman shkon në pikën e kalimit kufitar i shoqëruar nga ministri i Brendshëm dhe kthehen plot 13 mijë e 500 shqiptarë. Kjo qenka arritja?! Është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut.

Arta Dade: Mos spekuloni! Aq më tepër kur përmendi emrin e ambasadorit, shkëlqesinë e tij, z.Hoffman, i cili paska shkuar në kufi dhe paska kthyer 13 500…

Aldo Bumçi: Thashë që i ka penguar policia shqiptare…

Arta Dade: Kjo është mungesë serioziteti nga ana juaj.

Aldo Bumçi: Ikin se janë varfëruar.

Arta Dade: Shteti shqiptar është përgjegjës që nëse duan të punojnë në Evropë, duhet të punojnë si qytetarë me dinjitet. Lexoje edhe njëherë marrëveshjen e liberalizimit të vizave.

Aldo Bumçi: Në vitin 2012 ka patur 250 azilkërkues. Kur ishte “regjimi i famshëm” që kishte rrënuar Shqipërinë. Në 2013, 1000, dhe ju e çoni 17 mijë vitin e parë, 52 mijë në 9 muajt e parë të 2015-ës dhe rritja krahasuar me një vit më parë është 631%.

Aldo Bumçi: Janë edhe 200 mijë aplikime në ambasadën amerikane. A ka më situatë tronditëse?!

Arta Dade: Llotaria i fton njerëzit për të aplikuar, por do shohim sesa do ikin. Opozita e ka mendjen vetëm të bëjë propagandë.

Blendi Klosi: Nuk janë penguar qytetarët e rregullt, të cilët s’kanë shkelur rregullat e qëndrimit në “Schengen”. Raporti me kufirin, është raporti me shtetin. /Dita/

 

Share This Article
8 Comments
  • A nuk duket pak si qesharake kur neperka komuniste Arta Date e cileson shkelqesi sot ambasadorin gjerman, nderkohe qe pergatitet te festoje se shpejti vrasjen e ushtarve gjerman qe qofte edhe se per nje kohe te shkurter ben te mundur bashkimin e trojeve shqiptare.

      • per moshen qe kam eshte e pamundur te jem ndonje mbeturine fashiste dhe aq me pak komuniste se per mua jane gati nejsoj megjithese kombi shqiptar ka vuajtur shume me gjate nga komunizmi. vertetsia eshte shume here me e madhe qe ti jesh kriminel dhe gjakatar komunist pasi komunizmi kapitulli me vone se fashizmi. por e kuptoj qe e keni veshtire te pranoni poshtersite tuaja ashtu sikurse bejne edhe bijte e gjeneralve gjermane qe ben kerdine ne vende te ndryshme, por jo ne shqiperi, e verteta eshte e hidhur per fosile bollshevike/

  • njoni-kapedani ballisti-zogisti-lgalisti dhe trimi i pulave!
    Arta dade nuk ka qen e nde e lindur kur partizanet dhe patriotet vritshin ushtaret e duces e te hatlerit ore njeri mishi me dy sy ne ball,qe nuk je i afte as per tu pshurr.
    Tani,poqese flasim per te tashmen ka shum te drejt arta dade,po ashtu per te kaluaren ka edhe ma shum te drejt arta dade se vetem ato forca politike qe manifestoin dhe,kujtoin luftetaret dhe clirimin e tiranes ore njoni i gjor,e ju ngelet gomer dhe bj te gomerve.

    • nuk behet fjale per trimeri apo kapadillekun tim ketu shkelqesia juaj zoti sharri me aftesi te kufizuara mendore por pasinqeritetin e politikanve tane , ne ket rast a.dade. te pakten per mendimin tim. une sa per dijeni nuk i perkas ansnje rryme politike qofte te vjeter po te re apo feje, dh por cdo gje mund te me etiketoni nuk ka problem, vetem komunist alla shqiptar dhe radikal islamist jo, (se ngjane si dy pika uji jo per gje tjeter) se me ngel hatri.

  • Ky njoni,ngateron kekun me byrekun
    Po pse o i ururari i perendise,kaq injorant paske mbetur?
    -Akoma Hitlerin mendon se eshte udheheqes i Gjermanise te sotme?
    -A e di ti se atyre Hitlerianeve,kjo Gjermania e sotme,ja u beri gjyqin dhe vuri plumbin ne balle qe me 1945 dhe sot eshte kthyer ne shtetin qe udheheq Bashkimin Europian?
    -Po ti,o pasardhes kalbesire e kolaboracionisteve te Gjermaneve te Hitlerit,a do e bindesh ndonjehere kete popull,te te besoje voten ty,ashtu sic e beson dhe ja jep voten kesaj “neperkes komuniste”?
    -E se fundi,zgjohu nga gjumi dhe na trego,se ku i ke fshehur varret,e atyre Gjermaneve te vrare prej partizaneve trima gjate Luftes per Clirim?Sepse ne,pasardhesit e partizaneve,nuk u kemi ngritur ndonje varr te tilleve,por ju kemi ngritur varr,vetem aleateve tane Anglo-Amerikane…
    Ti me aleatet e tu dhe ne me aleatet tane…
    Ti shko dhe vendos ndonje kurore tek ish aleatet e te pareve te tu andej nga bota tjeter…

    • ****shkruajta pak gjate me pare por redaksia me qellim apo pa qellim nuk e publikoi. keto ishen dy rreshtat e fundit ***
      … nuk ofendohem se egersira komuniste antinjerzore me etiketojne ‘kolaboracionist’ , sidomos kur dihet fare mire qe ky eshte reagim vetembrojtes i tyre ndaj krimeve antinjerzore qe kane bere vete komunistet, si gjate luftes dhe akoma me pa meshire pasluftes. Eshte menyra me e mire per te perligjur poshtersite qe keni bere.
      dhe pyetjes nese mund te bind kete popull per te mos votuar fosilet komuniste mund te them hapur se eshte e pamundur. Spjegimi eshte i thjeshte, ne ate vend si rezultat i shfarosjes ne mase te kundershtarve te komunizmit popullsia dominohet nga docat e komunizmit. te bindesh docat e docave per fatin tim te keq dhe fatin e mire te qelbesirave eshte mision i pamundur. por shpresoj e koha te bej te veten dhe ne mos heret , vone do te binden.

  • Aj Bumçi nga qe asht bumç ne tru kujton se asht edhe i zgjuar.Me kujtohet kohe ma pare qe tergonte fodullek ne grupe shokesh tek ish dyqani i valutes tek dugajte e reja.Si kur se cfare asht.
    Ne fakt.Jo ma pak e as ma shume se nji shurrak politikan sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *