Bumçi: Nuk e jap dorëheqjen për një kishë!

anazapta

Nuk e jap dorëheqjen se u vodh një kishë. Janë me qindra kisha dhe xhamia në vend, nuk mund t’i ruajmë të gjitha. Ky ishte thelbi i deklaratës së ministrit të Kulturës, Aldo Bumçi, gjatë konferencës për shtyp në lidhje me dëmtimin e afreskeve të Onufrit në kishën e Shën premtes në Valësh të Elbasanit.

“Kërkesa për dorëheqje është e drejtë civile, por kjo nuk e ndihmon debatin. Por  nëse vidhet xhamia e Et’hem Beut, mos duhet bërë përgjegjëse ministria”, tha Bumçi.

Ndërsa në lidhje me protestën e organizuar nga Forumi i Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore, për rastin e mësipërm, Bumçi u shpreh se nuk merr për bazë mendimin e pseudoforumeve.

“Ata nuk kanë asnjë lidhje dhe nuk kanë nxitur asnjë debat apo ide. Për më tepër kanë pasur postet më të larta të trashëgimisë kulturore në kohën e qeverisjes socialiste”, tha ministri Bumçi.

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *