Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, tha sot se gjatë vitit 2013 do të përmbushen disa objektiva në fushën e kulturës dhe turizmit.
Kështu, mes planeve të Ministrisë së Kulturës, janë edhe disa prej projekteve që ishin parashikuar të përmbylleshin brenda 2012-s, vit që shënoi 100-vjetorin e pavarësisë. Ndër to janë edhe përfundimi i Muzeu i Genocidit në Shkodër dhe fillimi i punimeve për Muzeun e Burgut në Spaç.
Sipas Bumçit, gjatë këtij viti do të kremtohet 1700-vjetori i Ediktit të Milanos për lirinë fetare, do të ngrihet Memoriali i viktimave të komunizmit; shtatorja e Dom Nikollë Kaçorrit dhe Monumenti kushtuar Kongresit të Lushnjes.
Ndërsa në fushën e turizmit parashikohet futja e Sistemit Gjeografik të Informacionit në faqen e internetit e MTKRS dhe institucioneve të specializuara të varësisë si dhe hartimi i Strategjisë për Zhvillim e Sektorit të Turizmit për periudhën 2013 – 2020.
Nuk i vjen turp ketij injoranti ? Cfare muzeu do ngre,ky nuk do qe te jete i zoti per te mirembajtur veprat qe flasin per historine tone.Kete e ben me deshiren e mire qe te zhdukemi si komb,(zaten ne stanin e Sales eshte ai). Keta shohin xhepin e tyre jo kulturen apo historine e Shqiperise.
Ky eshte mashtrim. Kjo muzike ka kohe qe behet. Kjo ide hidhet ne prag zgjedhjesh… Para 4 viteve jane bere projekte e fjalime qe rezultuan mashtrime. Kur pritej te fillonte puna, banoret e Spacit u habiten kur per reforme u hoq edhe punonjesi qe mirmbante rrugen per ne fshatin Spac, ku ndodhen edhe rrenojat e burgut. Keta nuk kane b……. me e ruajtur cfar ka mbetur, pasi cdo dite aty shkaterrohet per te grabitur hekurin…