PD analizon humbjen, por pa emra përgjegjësish

anazapta

Partia Demokratike do të analizojë shkaqet e humbjes së zgjedhjeve të 23 qershorit.  Deputeti demokrat, Aldo Bumçi, në një prononcim për ORA, tha se një analizë e tillë nuk është e vonuar. Ai theksoi se analiza do të përqendrohet më shumë te shkaqet e humbjes dhe nuk do të ndalet tek emra konkretë.

“Ne nuk kemi ngut. Ne kemi dalë nga një palë zgjedhje ku pësuam një humbje të fortë dhe asnjë analizë që është afër ngjarjes nuk do ishte objektive, nuk do bëhej me urtësi dhe mund të bëhej me emocionet e momentit. Dhe një farë distance kohore i bën mirë të gjithëve për të analizuar më mirë zgjedhjet, arsyet që çuan atje dhe për rimëkëmbjen pasi ky është qëllimi. Një analizë që bëhet në vrap e sipër është një analizë që mund të marrë një drejtim  jo të duhur dhe që nuk i shërben askujt” shtoi Bumçi.

“Pikërisht kjo është fryma që unë mendoj se duhet t`i shmangemi. Koka turku kërkoni? Mendoj se asnjë parti nuk mund të ringrihet nëse do të bëjë koka turku”, tha Bumçi.

Share This Article
10 Comments
  • A bravo te qofte hahahaa
    do dilni pas analizes e do thoni na i vodhen zgjedhjet keshtu qe asnjeri nga ne ska faj por i ka fajet dyshja rama -meta hahahaaa

  • O mjeker “Kallcuk” ….
    si nuk arrite dot te flasesh apo te lidhesh fjali gjithe keto vite minister-rrumpalle ?

  • LERENI REHAT KETE QYQAR, mezi lidh dy fjale sido qe eshte kryePD e kryeqytetit,ketij nuk i punon sahati fare ,nje mek-mek klasik, e ku merr vesh ky nga analizat e prisni te gjeje dhe aresyet e humbjes te PD……..PD humbi se kupa ishte mbushur e po derdhej qysh ne 2009………….PD duhet te ristrukturohet teresisht , ndryshe do te myket ne karriket qe ne menyre anadollake i mbajne me thonjte e pa prere prej 23 vjetesh

  • PD humbi sepse ju qe ishit per te bere detyrat , nuk ju pergjigjet dot energjise se kryetarit tuaj packa se ai do te kritikohet me te madhe sepse ju te gjithe ja patet me hile , mendoj une …dhe ju besoi e u beson akoma ne genjeshtrat e servilizmin tuaj te ndyre , dhe hipokrit . ju u shkeputet nga populli se u bete lidera para kohe. Dhe c’eshte me e keqja nje fjale thote njeri dhe te gjithe po t’ju shikosh ne televizione jeni si vellezerit SIAMEZE ne diskutimet tuaja te gjithe te njejtat arsye tirrni per cdo problem sa qe ketheheni ne qesharake se keni elemente pa nivel e pa ekperienca jetesore.

  • E nxorri koken e palare Mark uk zgjebja e dhive, nuk i ulet per qamet bishti dhise, non stop 24 ore do te trgoje gjithnje p…. Ky Aldo e ka mire pse te “nguten” per te bere analizen e shkermoqjes dhe te cnok-out te 23 Qershorit, do ‘ti bejne bashke me ato te shkermoqjes tjeter per zgjedhjet vendore ne 2015 , ku do te dale profecia e Tom Doshit qe do ta kthejme PD ne shoqate dhe do te jene tamam ne kohe. Toc.

  • Meqe hovi i verberise se militanteve eshte i pandalshem dua ti kujtoj se edhe PS-ja vuan nga e njejta semundje apo e harruat cfare ndodhi ne 2009-en ku Rama duhej te kishte dhene doreheqjen. Edhe zgjedhjet brenda PS-se tashme jane harruar dhe statuti behet sipas qejfit te Rames sepse tani qe eshte kryeminister i duket vetja mbret njesoj si dikur Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *