Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Aldo Bumçi, ndodhet për një vizitë zyrtare në Maqedoni, ku pritet të zhvillojë takime me zyrtarët e lartë shtetërorë dhe krerët e partive shqiptare. Ministri Bumçi fillimisht do të pritet nga ministri i jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Popovski. Në këtë takim do të diskutohen marrëdhëniet midis dy vendeve dhe nismat e reja për thellimin e bashkëpunimit. Më pas vijon takimi me zëvendëskryeministrin për eurointegrime, Fatmir Besimi, në ambientet e Qeverisë së Maqedonisë.
Axhenda e Bumçit përfshin edhe takimet me kryeparlamentarin Trajko Veljanovski dhe presidentin e vendit, Gjorgje Ivanov. Më pas, ministri i Jashtëm do të udhëtojë drejt Tetovës, ku do të mbajë një ligjëratë pranë studentëve të Universitetit Shtetëror të Tetovës (USHT).
Bumçi më pas do të vijojë takimet me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, dhe kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi, ndërsa në mbrëmje është rezervuar takimi dhe pritja nga kryetarja e re e Tetovës, Teuta Arifi.

Bumci do u japi Maqedonasve pjesen tone te Liqenit te Ohrit,ashtu sikunder para zgjedhjeve te 2009-es ju dha Greqise pjesa e detit Jon.Ne kembim te parave per fushaten zgjedhore
o labi po car do i jape maqedonise ky plere vetem ne i dhente breket e tija ky papagalli i zhulalit,me kokerr injoranti se eshte ky pusht zor se gjendet nje prototip i tille …
Keto jane takime zyrtare dhe nuk jane takime per ndonje marreveshje te caktuar! Te kishin socialista nja 4-5 deputete si Bumci do ishte mire por te gjithe jane ………. dhe kjo nuk do te beje qe te ndryshojne ndonje here!!! Harruat qe tensionet kane qene te larta misis shqipetareve dhe maqedonasve?????
AH more shqiptare qe nuk do te ndreqen kurre por Bumci ben takime zyrtare dhe mbi te gjitha keto i ben per shqiptaret qe dodhen ne Maqedoni, se kohet e fundit ka pasur shume tensione te larta deri ne perleshje fizike! Kjo tregon soledarizimin e te dy popullsive te nje vendi