BUNDESLIGA “Buzëqeshin” Wolfsburgu dhe Frankfurti

Leda Hysa

U mbyll me fitoren e thellë 3-0 të Wolfsburgut ndaj Borussia Moenchengladbach java e 14-të e Bundesligës me ujqërit që ndalën serinë e rezultateve pozitive të formacionit të drejtuar nga ish trajneri i Wolfsburgut Dieter Hecking.

Në Wolkswagen Stadion vendosën gjithçka golat e Malli e Didavit në pjesën e parë dhe mesfushorit francez Guilavogui në fraksionin e dytë.

Me këtë fitore Wolfsburgu ju largua fundit të renditjes ndërsa i hoqi mundësinë Gladbahut për t’u ngjitur në vendin e dytë.

Më herët në sfidën e orës 15:30, triumfoi Eintrachti i Frankfurtit që mposhti brenda në kryeqytet Herthan e Berlinit me rezultatin 2-1.

Avantazhi provizor i berlinezëve me talentin Davie Selke u përmbys nga golat e Wolf dhe Kevin Prince Boateng me Frakfurtin e Niko Kovac që mori një fitore shumë të rëndësishme që e afron me zonën europiane.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *