Natë pasionante në Madrid për futbollistin Kristiano Ronaldo dhe Nikol Minetin. Sipas revistës spanjolle “Cuore”, Ronaldo ka përfituar nga mungesa e të dashurës së tij, modeles Irina Shayk, për t’u hedhur në krahët e një tjetre. Lojtari i Realit të Madridit ka kaluar një natë të nxehtë me ish-bashkëpunëtoren e Berluskonit, Nikol Mineti.
Të dy janë parë në një restorant në Madrid, ndërsa më pas kanë shkuar në dhomën e hotelit të futbollistit. Ata kanë dalë në mëngjes nga hoteli dhe kanë bërë një xhiro nëpër dyqanet e kryeqytetit spanjoll, për t’iu kthyer më pas shampanjës në dhomë deri pas mesnate.
Nikol Mineti është një ndër bashkëpunëtoret e ngushta të ish-kryeministrit italian Silvio Berluskoni. Higjenistja dentare, diploma e të cilës është vënë gjithmonë në diskutim, u bë e njohur në media gjatë skandalit të Berluskonit me minorenen Rubi. Ajo është në listën etë akuzuarve për favorizim prostitucioni me të mitura në vilën Arkore. Mineti mbahet si organizatorja e festave bunga bunga.
