U lajmërua me të madhe, në mediat e Tiranës, çelja e muzeut “Bunk’Art” në mjediset e një bunkeri antibërthamor në periferi të Tiranës, ku do të strehohej udhëheqja e regjimit totalitar, në rast të një sulmi ushtarak masiv ndaj Shqipërisë, në vitet e Luftës së Ftohtë.
Nuk e kam parë ende këtë bunker, as muzeun përkatës; por shkruaj tani sepse më erdhën të gjalla, në mendje, disa asociacione të vetë fjalës bunker, të përforcuara nga prania, në shumë foto zyrtare të veprimtarisë hapëse, e imazheve të disa bunkerëve të tjerë, ose të “kupolave” siç i kanë quajtur nga zori.
Në fakt, duke qenë bunkeri antibërthamor i nëndheshëm ose i gërmuar brenda një kodre ose mali, është e vështirë që ta paraqitësh në mënyrë vizuale, përveçse nëpërmjet planimetrisë, që nuk thotë asgjë.
Sa për “kupolat”, këto kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë rol të dorës së parë, në paraqitjen e një Shqipërie “të çuditshme” për turistët; të cilëve deri edhe u shiten rëndom modele të vogla prej alabastri, kushedi made in China.
Lidhja mes njërës strukturë dhe tjetrës, e ndërmjetësuar nga emri i përbashkët bunker, është legjitime; edhe pse bunker është quajtur në fillim një strehim i nëndheshëm për t’u mbrojtur nga sulmet ajrore; ndërsa “kupola” e ka marrë emrin bunker më pas, ndonjëherë në anglishte e quajtur edhe trench bunker.
Ka një dallim të madh, do të thoja dramatik, megjithatë, midis njërit bunker dhe tjetrit: bunkeri “kupolë”, me të cilën u mbushën fushat, kodrat dhe malet e Shqipërisë autarkike të viteve 1970-1980 ishte i kudogjendur dhe i pranishëm në çdo peizazh; ndërsa ky tjetri, strehimi kundër një sulmi ajror masiv kushedi edhe me armë bërthamore, mbetej jo vetëm i padukshëm, por edhe i fshehur ndaj publikut dhe vizitorëve.
Strehimet atomike, gjatë viteve të Luftës së Ftohtë, kanë qenë realitet në shumë vende – të Lindjes dhe të Perëndimit. Çdo qeveri në Europë ka pasur plane kontingjente, në rast të një katastrofe të papritur – dhe unë Enver Hoxhën nuk e përfytyroj dot duke ikur nga Shqipëria me helikopter në momentin e fundit.
Përkundrazi, ishin “kupolat” ato që e riformatuan peizazhin shqiptar dhe që u shndërruan pastaj në valutë turistike, pas 1990s; për t’u shfrytëzuar, deri edhe sot e kësaj dite, si simbol imediat i paranojës autarkike dhe izolimit shqiptar, gjatë periudhës totalitare.
Në këtë rol, ato i ka ndihmuar edhe lehtësia e identifikimit të imazhit (recognition), për shkak të formës së rrumbullakët dhe të lëmuar prej këpurdhe; e përshtatshme deri edhe për të pikturuar në të, për ta mbuluar me vizatime dhe graffiti.
Nëpërmjet shënjuesit bunker, ky imazh tani e transferon fuqinë e vet simbolizuese tek objekti tjetër – strehimi antibërthamor i udhëheqjes komuniste – një objekt kushedi interesant në vetvete dhe me siguri më interesant për publikun se sendet që kanë vendosur aty kuratorët; por që, për fat të keq, nuk paraqitet dot vizualisht.
Edhe skena e prezantimit të eventit, me sa shoh nga fotot që më dalin përpara nga të katër anët, përmban disa “kupola” të vizatuara nga një dorë fëmije – që rrezatojnë po aq pafajësi, sa edhe zambaku kitsch që e vendos një dorë e panjohur te tyta e pushkës vrastare.
Ekspozita, muzeu dhe instalacionet shoqëruese u paraqitën edhe si një mundësi e re që u jepet kureshtarëve, brezave të rinj dhe turistëve për t’u njohur me regjimin totalitar të Enver Hoxhës. Megjithatë, nëse “kupolat” e përfaqësojnë mirë paranojën e atij regjimi dhe kundërvënien groteske ndaj botës mbarë, përfshi këtu edhe dy a tre superfuqitë; strehimi antibërthamor, në të vërtetë, zbulon një anë të papritur të totalitarizmit shqiptar, duke e sjellë këtë, paradoksalisht, më afër mendësisë moderne, duke e bërë më njerëzor, më të lëndueshëm, më të vetëdijshëm për prekaritetin e vet.
E mbjellë në mes të fushës me grurë, kupola do të mishëronte dhe pastaj rrezatonte bindjen e patundur se armiku, ngado që të vinte, do të përballej me luftë dhëmb për dhëmb, sy për sy, bajonetë për bajonetë; pa i lëshuar asnjë pëllëmbë truall; brenda asaj hapësire aq elementare, ushtari shqiptar dhe qytetari shqiptar do të futeshin jo për të mbijetuar, por për të luftuar; dhe nëse struktura i shërbente mbijetesës, kjo vlente veç në emër të vazhdimit të betejës.
Funksioni i saj mbrojtës në fushë të betejës nuk do të mund të ndahej kurrë nga roli i saj propagandistik, i riprodhimit të mendësisë totalitare, autarkike të kohës.
Përkundrazi, strehimi atomik i nëndheshëm, ashtu i fshehtë dhe larg syve të njerëzve, ishte në thelb një vrimë miu, ose një vend ku udhëheqja do të futej për të shpëtuar kokën, teksa ushtarët e saj dhe qytetarët dhe masat punonjëse dhe fshatarësia kooperativiste dhe dreqi me të birin do të linin lëkurën te “kupolat” në fushë, duke u përleshur me artilerinë, tanket, mitralimet, flakëhedhëset, napalmin dhe gjithçka tjetër, të cilën zhgualli i kupolës ishte llogaritur që t’i bënte ballë.
(Mjaft të vinin tapa në vesh.)
Strehimi atomik, pavarësisht nga emri me të cilin e quajmë, përshenjon zbythje të arsyeshme, frikë nga vdekja përndryshe e pashmangshme, instinkt të vetëmbrojtjes, arsyeshmëri, tërheqje taktike në kufi të panikut; është simboli abstrakt i lënies për nesër të punës së sotme. Çuditërisht, ai lë të kuptohet se edhe një regjim i sëmurë, si ai i Enver Hoxhës, e kish ruajtur aq racionalitet, sa të mendonte për të keqen më të vogël, në rast të një sulmi nga jashtë.
Dhe si i tillë, “bunkeri” që u çel sot për vizitorët e shumtë është pikërisht e kundërta e bunkerëve me të cilët jemi mësuar; dhe që praktikisht kanë përfunduar tashmë në shenjën mistike për të evokuar, sidomos në kontekste artistike, paranojën totalitare shqiptare të viteve 1970-1980; them e kundërta, sepse kjo lloj strukture nuk përshenjon rezistencë ballazi dhe vendosmëri për të mos u zbythur para bajlozit; por veç nevojën për tërheqje, fshehje, maskim, groposje, ruajtje, konservim, dimërim – derisa të kalojë stuhia.
Doemos flet edhe ai për periudhën totalitare, por duke treguar diçka të kundërt nga ajo e bunkerëve kupola të pikturuar me lule dhe pamje idilike nga fshati; rrëfen historinë e një regjimi që, në momente kritike, dinte të sillej edhe normalisht, duke lënë mënjanë krekosjet autarkike, bombat retorike kundër NATO-s dhe Traktatit të Varshavës, dhe përbetimet e rreme se “ne shqiptarët do të hamë edhe bar…”
Praktikisht, ai objekt që u hap sot për publikun simbolizon një udhëheqje totalitare shqiptare, me Enver Hoxhën në krye, që refuzon të hajë bar, sikurse refuzon të kafshojë dheun, në emër të idealeve të mëdha, qofshin këto kombëtare apo marksiste-leniniste.
Kaq shumë kontradiktë brenda një fjale të vetme – bunker; sepse në fakt ashtu ka qenë edhe historia e atëhershme, e barsur në kontradikta. “Mbyllja e fantazmave të së shkuarës…” që e kërkon ministrja Kodheli në foto, nuk ka pse të shoqërohet, gjithsesi, me rrafshim të atyre kontradiktave.
*Peizazhe të Fjalës

Te pershendes per shkrimin. Per nje qen bir qeni te ndyre gjirokastriti ky bunker eshte nje
gje normale,nuk eshte cudi e madhe,cudija do te jete o miku tim te tregohet bunkeri i
fshehet ,qe mbahet akoma misterioz, Bunkeri ku dylberi Enver jipte dhe mirte me pederastet
e Anglise ,si te ndertonte jeten e shqiptareve per 40 vjet resht.Ky bunker eshte i domozdoshem te hapet te gjendet dhe te ekspozohet,qe shqiptaret te mesojne kush ju a
bente keto projekte bunkersh,kush qendronte pas ketij antishqiptari??? Po nuk u hap ky
bunker shqiptaret kurre nuk do ta mesojne armikun e tyre te ndyre?????
Tartuf, tuhaf, shume vrer paske, te paskan perdhunuar dhe ty o dietezi.
@Ciljeta
Nuk perdhunohen kollai qytetaret e zgjuar,ata vetem burgosen ,o
Ciljeta time e dashur. Te perdhunuarit dhe te tredhurit qendrojne
gjithmone reth perdhunusit.Ciljeta ti komenton kunder Tartufit se
ky te ka thene njehere …. ja te ta kujtoi tani perseri.
Ti o Ciljeta do te te ipet nje brisk ti ruash topet Salise,ky brisk do te
te ipet nga rilindesi Rama,kam besim te plote.
Cfare eshte BUNKERI sipas meje???
Nje “Kocke” qe u hodh perpara “cakejve” qe te nxijne ndonje faqe per te marre pastaj ndonje honorar .
Dhe “budallenjte” kujtojne se cfare po shohin. Teater teater.
Fiton Saliu gjen nje sebep per te shkruar, fiton dhe Rama se ju jep kocke per te kruar dhembet atyre qe ju kruhen.
Ato bunkeret aty ishin. Askuj si bente pershtypje vecse ndonjehere i beheshin vend i pershtatshem per tu dhjere.
Sot per sot me i shtituri dhe fitimsjellesi eshte ENVERI. Mendoni sikur ai te vdese prej verteti. Me cfare do merreni?
Njerez ai ENVERI ka VDEKUR. Boll na cate trapin. A keni ndonje gje per te mbjelle ne kete vend?
Vendstrehime, apo bunkere per mbrojtje kunderajrore, apo dhe atomike, kishte edhe brenda ne qytete, neper lagjet e ndryshme per mbrojtjen e popullsise. Tani eshte e lehte te flasesh, por, ne kohen e luftes se ftohte, gjithcka ishte e aresyeshme. Jane gjalle njerezit qe e kane perjetuar ate periudhe.
BUNKERI PERFAQSON TESHKUAREN CDO BEJEM O NJEREZ PER TE ARDHMEN MENDJEN NE VEND OOOOOOOOOOOO POPULL
Qeverive dhe kalemxhinjve te saj nuk u duhet as e ardhmja as e tanishmja e mjerueshme e popullit shqiptar, per te cilen jane pergjegjes qeverite e Sali Berishes dhe Fatos Nanos.
Menyra me e mire per t’i larguar vemendjen nga problemet e medha qe ka ky popull e ky vend eshte te miremi me Enverin, Zogun e Ballin e Legalitetin.
Keta kalemxhinj medioker meritojne shperblim te majme o Edi Rama.
Bunkerin esht nje argument qe tregon per politikanet sa mendojne
per popull Ruejna zot rrezikut, e shpertheu bumja atomike :Enveri me
familjet te veten e me ata rreth tij fuk e nbunker E populli le te rrezitet
e perzhitet qysh ka thane i lumi dreq Pra politikanet jo veq Enveri po
te gjith edhe sot Vehten ,familjen e tyre dhe ata miqet per rreth
i quajn popull Te sypozojme nja 150 vete E te tjeret le ti han dreqi
Kan thane : Ou ruma zot Derrzhaven!, Ou ruma zot katunin! ,
Ou rumi zot robet e mi ! Ou ruma zot mrapanicen teme e me keta tjeret
ban cka te duesh ! Ja politika ntana kohnat ka menue per poull !
Kandeshti me e komandue Enver Hoxha prej bunkeri Kur jasht
Behet shkrum e rrafsh !
@vehbiu
Adrian nuk po e marr mundimin ta lexoj shkrimin se jam i lodhur me keto tema. Ske gje tjeter per te shkruar o i uruar. Po familja jote ne maje ishte ne ate kohe, ty te skuqnin faqet ne kohen e Enverit. Une per vehten time po te me japin sot pas 20 vjetesh te zgjedh ne se dua te jetoj ne Ameriken tende apo ne kohen e Enverit do zgjidhja kete te fundit. Po eshte normale o te besh bunker per vehte, por ai kish bere edhe per gjithe popullin harrove zotrote!
Ishte investim i gabuar, kete se dime se nuk pati prova.
Shkruaj ndonje gje per te sotmen per politiken dhe jeten ne kohen e Edvinit se per te kaluaren boll na ngopet.
Nje nga qindra mijra bunkeret e idiotesise Don Kishoteske te Enver llumit, brenda burgut te math Shqiperi qe e rrethuar me tela gjembace e roje ruanin kufirin nga brenda se mos ikte njeri jashte. Ne nje sulm imagjinar nga jashte atehere, kupola komuniste do futej ne bunker dhe kur te dilte qe andej do shihte se njerezit nuk kishin hyre ne bunkeret e tjere si ata po ja kishin dhene vrapit matane kufirit duke lene Birone e Enverit si miu ne vrimen e tyre.