GJETHE FIKU

redaktor
Mbeshtetes te PD, duke prishur bunkerin prane Ministrise se Brendshme, gjate nje proteste te organizuar nga Partia Demokratike, me rastin e 8 Dhjetorit Dites Kombetare te Rinise. /r/n/r/nOpposition protesters destroy a bunker installed as an artwork near the Interior ministry during a rally organized by the opposition Democratic Party to demand the resignation of the government, in Tirana, on December 8, 2015, on the day that marks the 25th anniversary of the student protests that led to the toppling of the last communist regime in Europe in 1990. The bunker bears a striking resemblance to the 700,000 circular bunkers built across Albania during the 40-year rule of dictator Enver Hoxha, who feared attacks from both the Soviet Union and the West. That history has left some people concerned that the new addition is a reflection of growing nostalgia for the communist era.

Knut Fleckenstein e ka të vështirë kuptojë atë që ndodhi në 8 dhjetor në Tiranë. Përderisa ligji për dekriminalizimin është në prag të miratimit, ç’duhej një protestë e tillë?! – pyet ai. Dhe vërtet, përse?! Si jo pak ndërkombëtarë të tjerë edhe Fleckenstein, zëvendëspresident për çështjen e jashtme në Parlamentin Europian, këmbëngul të mos kuptojë, se lidershipi i PD, i dominuar ende nga Sali Berisha, ndjek prej vitesh dy axhenda politike. Njëra është formale dhe tjetra reale. Njëra zyrtare dhe tjetra e fshehtë. Në rastin në fjalë, axhenda formale është miratimi i ligjit për dekriminalizimin. Ndërsa axhenda jo formale, që PD e mban të fshehur nga miqtë ndërkombëtarë, edhe nga Fleckenstein, është ajo e pengimit të reformës në drejtësi. Fleckenstein ka të drejtë që habitet. Sepse PD duhet të qe e kënaqur me miratimin e ligjit për dekriminalizimin pra, me këtë fitore. Në fakt, jo. Sepse ajo është vetëm një “fitore”. Prandaj Berisha dhe Basha i drejtohen protestave për një fitore të vërtetë që ka të bëjë me pengimin e reformës në drejtësi që është dhe axhenda reale politike e klanit të tyre të dalë nga një qeverisje 8 vjeçare e superkorruptuar. Dhe reforma në drejtësi mund të bllokohet (me shpresë për të shtyrë më pas për në kalendat greke), vetëm me anë të një krize politike që do ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme.

Por që të përmbysësh para kohe një qeveri, duhet që shumica e shoqërisë ta shikojë atë qeveri si shkakun e problemeve të saj. Shoqëria shqiptare vuan sot nga shumë probleme ekonomike dhe sociale por shumica e shqiptarëve nuk besojnë se qeveria Rama është shkaku i këtyre problemeve. Edhe rezultati i zgjedhjeve lokale (një disfatë po aq thellë e PD sa ajo e vitit 2013) provoi se shumica e elektoratit nuk e sheh burimin e të këqijave, pavarësisht gabimeve të qeverisë, te kjo e fundit. Në të kundërt percepton se kjo qeveri edhe pse trashëgoi tregues të rrënuar ekonomikë dhe socialë nga qeverisja e djeshme, ka futur në rrugën e zgjidhjes një numër çështjesh që ishin bërë gangrenë (mospagimi i energjisë, informaliteti, kultivimi i drogës) e antishtetit. Dhe më kryesorja, që nuk po bëhet pengesë për disa reforma të rëndësishme për shtetin ligjor e mbi të gjitha, për atë në drejtësi.

E përballur me një perceptim të tillë publik PD rreket argumentojë nevojën e përmbysjes së qeverisë Rama me akuza, më së shumti të pa faktuara, për korrupsion apo duke e akuzuar si shkaktare të rënies ekonomike. Por si mund ta akuzosh qeverinë për një gjë të tillë kur në të dy vitet e fundit, PBB ka ardhur në rritje?! I ndërgjegjshëm se këto akuza nuk bindin, lidershipi i PD kërkon pretekste të tjera për përmbysjen e qeverisë tek “antikomunizmi”. Qeveria Rama akuzohet si qeveri komuniste! Nevoja e përforcimit të strategjisë së PD me “antikomunizëm”, është edhe shkaku i spektaklit absurd të dhunës që u zhvillua në 8 dhjetor në qendër të Tiranës kur nën prezencën inkurajuese të Bashës dhe Berishës, protestues të shkretë luftuan për nja dy orë me një bunker simbolik duke besuar se po përmbysnin komunizmin dhe qeverinë ashtu si Don Kishoti besonte se po shfaroste armiqtë ndërsa çante me shpatë damixhanët me verë.

Ishin disa shkaqet përse Berisha dhe Basha inskenuan dhe dirigjuan një dhunë të tillë absurde që u dënua edhe nga ndërkombëtarët. Mbi të gjitha, sepse ishin të dëshiruar për një konflikt sa më të ashpër me policinë, mundësisht aq tragjik sa do të mund të balanconte krimin e 21 janarit të kryer prej tyre. Meqenëse thyerja e xhamave të Kryeministrisë dhe përdhosja e mureve të saj nuk provokoi dot vetëpërmbajtjen e policisë, u kalua te sulmi mbi bunkerin. Por edhe nëse policia nuk do të provokohej përsëri, sikundër edhe ndodhi, sulmi mbi bunker do të shërbente për shfryrjen e libidos “antikomuniste” të turmës që vetë Berisha dhe Basha e karikuan aq shumë gjatë këtyre ditëve. E si mund të mbyllej mitingu pa një “fitore”?

Një shkak tjetër lidhet me natyrën destruktive të Berishës dhe për rrjedhojë edhe të lidershipit të PD. Është një lidership që e ka në gen shkatërrimin. Madje edhe fjalimit hakërryes të Bashës nuk i mungoi termi “shkatërrim”. Nuk qe një rastësi pra, që në këtë 8 dhjetor, shqiptarët dhe ndërkombëtarët panë të rishfaqen skenat e shëmtuara të ngjashme me ato të marsit ’97, 14 shtatorit ’98.

Por ka edhe një shkak tjetër. Dhe ky është fiksimi donkishotesk i Berishës për të kthyer edhe një herë kohën kur ai mbështetej nga ndërkombëtarët (amerikanët dhe britanikët) vetëm sepse shikohej si një lider që po ndeshej me një traditë të fuqishme komuniste në Shqipëri. Prandaj ky komunist- antikomunist, nga ata të rrezikshmit për demokracinë që përmend Havel, mori mbështetje për vite me radhë edhe pse u shpalos jo vetëm si autokrat, që në vitin ’97 e çoi vendin në kasaphanë për hir të pushtetit, por edhe mjaft i korruptuar. Berisha e di që amerikanët, kur është fjala për antikomunizmin, të mbështesin kur je edhe i korruptuar. Prandaj e ndez kauzën e “antikomunizmit” sa herë bie në opozitë dhe bën thirrje për përmbysjen e tij edhe 25 vjet pasi pretendoi se e përmbysi!

Sulmi vandalist mbi bunker ishte gjethja e fikut për maskimin e këtyre qëllimeve të fshehta të autokratit Berisha që europiani sinqertë Fleckenstein nuk i di por që në Shqipëri i dinë thuajse të gjithë. Madje edhe shumë nga ata që ishin në protestë në krah të Berishës dhe të Bashës.

Share This Article
32 Comments
  • Reformen ne drejtesi se pengon vetem PD e banda e Hajadareve.Pergjegjes eshte i gjithe Parlamenti i perlyer e INKRIMINUAR me ne krye Like FLORIRIN e Edi Rama vete. Kurre Edi Rama ska folur per punen e dobet apo qellimin dashakeq te prokurorise se Adriatik Llalles., apo dhe te Presidenti Nishani….

    • sala ,

      nuk eshte Andrea qe zihet dhe nuk do te thote kto qe shkruan ndoshta ke
      kokTollumi fejzo ,
      por jane ata qe vihen perball Andres, te cilet duke u ndjer inferior püerball
      intelektit te qytetarit Andre , qellimisht degjenerojn emisionet , duke treguar
      se jane thjeshte rrugace ordinere ,ose vijn nga kultura te Tilla katunaresh malokesh vandalesh shpellaresh ,
      qe i vetmi Argument qe kane perball qytetarit shqiptare ,
      eshte dhuna gojore dhe fizike .

      • Nese e shikon gabimin vetem tek vandalet, ben gabim…Jane shume gjera rreth e verdalle qe i bejne veprimet e tyre te “natyrshme”..Jane rruget e prishura, jane pallatet e shkaterruara e ndertesat pa leje, jane politikanet kriminele, parate ne llogari te bankave te huaja, eshte droga e drogaxhinjte lume etj etj…NUk eshte vetem ne te djathte por edhe ne te majte drejtimi i “paudhesise”…Ky Stefani “qytetar” eshte b…lepiresi i Rames aq sa eshte Fevziu i Saliut…prandaj qetesohuni…se ketyre i eshte bere gjuha si leter zmerile

        • Ti shkruan se droga e drogaxhinjte jane lume. Z.Stefani shkruan se qeveria e ka futur në rrugën e zgjidhjes kultivimin i drogës 😉 Ore, ke te besojme ty, apo kodoshin e propagandes Edveriste?

          A e di? Une po ju besoj te dyve. E di pse? Sepse futja e kultivimit te droges ne rrugen e zgjidhjes, nenkupton shtimin e kapaciteteve prodhuese te saj.

          Per Pará Rilindja!

  • Andrea,
    me keq me ka ardhur per ato palma qe u dogjen para kater vjetesh me 21 janar para kryeministrise se sa per ate monster betoni dhe hekuri, qe mos o Zot, kishte zene nje hapesire publike si ciban shkrelian.

    Rrini dhe qetesoni kokat tuaja dhe lexoni mesazhet e asaj proteste. Lerini skenaret e Rames me komunizem-antikomunizem se beheni jo vetem qesharake, por edhe te pa lexueshem.

    • Ti @Claus qenke nje Zagar, por nje zagar nga ata qe kerkon te kafshosh tinëz, indirekt, gjoja te vjen keq me shume per palmat se sa per bunkerin…
      Po thuaje shqip or Zagar ikamufluar i Berishes, QE JE NE KRAH TE BERISHE PSIKOPATIT DHE KRYEKRIMINELIT!…
      Thuaje, se te pakten dukesh tamam siç je ne te vertete :
      NJE ZAGAR I VETDIJSHEM I RRUMPALLES !….
      Aq sa di ti @Claus, Andrea Stefanit i di Menderja…
      ——————-
      I nderuar Andrea,
      Sali Rrufjanit, Thesi i Antikomunizmit i ka dhene miell, sa here i ka rene me shkop…
      Por tani i ka dale boja dhe kallaji…Ai thes eshte goditur aq shume, ketu e 25 vjet, sa nuk nxjerr më mjell, por injorance dhe primitivitet me bollek…
      Franz Wranitzki, ish Kryeministri Austriak, qe erdhi si perfaqsues i Komunitetit Nderkombetar, qe para 17 vjetesh , beri deklaraten e famshme per politikanet shqiptare:
      UNE NUK I MARR VESH KETA KUSH ESHTE ENGJELLI DHE KUSH ESHTE DJALLI…
      Djalli e ka nxjerr Koken me kohe
      dhe tani as nderkombetaret nuk e kane me ate dyshim , se Djalli eshte vet Sali Donkishoti qe ndersen partiaket dhe injorantet e tij te ndermarrin akte dhune dhe te sulmojne me shufra e leva hekuri e ti vene zjarrin nje bunkeri, me nje injorance te paster, edhe pse ai bunker nga ana e gjetjes simbolike eshte nje shemtire…!
      Djalli komunist, por jo thjesht komunist, por Sekretar i Komunisteve eshte vet Kryekrimineli, eshte vet Kusari qe therret :Kapeni Kusarin!…
      A ka me injorantë qe e besojne me kete Paranojak dhe Vrases qe i ka duart me gjak te paster shqiptaresh deri ne brryl?!…

      • Djalli,
        jane nderkombetaret. Po kur ta marre vesh Neti kastraveci
        do kalojne edhe 25 vjet te tjera.
        Ore Neti, ore bylmez,pse e mbron kaq shume kete Rilindje ?
        Nuk e shikon, apo me mire nuk e kupton, qe nuk jane ne
        gjendje te bejne asgje ? Fakti qe jane me mire se qeveria
        Berisha, nuk duhet te te ngushelloje, duhet te irritoje.
        Apo je tifoz dhe e ke te veshtire te ndrosh skuader ?

        • @Sallo,
          Kastravecin futja Saliut, po te teperoi fute dhe per veten tende…
          Me ngushllon fakti qe keta te Rilindjes jane me mire se i Fandaksuri Djalli Berisha…

    • Po Claus!, por palmat u dogjen nga bresheria e plumbave te gardisteve qe qelluan mbi protestuesit me duar ne xhepa dhe jo nga protestuesit. Megjithate edhe pse ne forme te shemtuar, shkaterrimi i bunkerit nuk i dhembi kujt. Bile nuk duhej te ish ndertuar fare. Rama ca gjera i kupton me vonese, do ta kuptoje edhe kete.

      • Pse u shkaterrua bunkeri? U dogj e vetmja krenari e Rames ne mes te Tiranes? Moooos!

        Thua ta kete bere dhe kesaj here me fjale me Saliun, per te tallur bythen me nje popull idiot qe inatin e fukarallekut e nxjerr duke i vene zjarrin palmave dhe bunkereve. Si perseritet historia ore… A te kujtohet se si kenaqeshin “demokratet” e Levizjes se Dhjertorit duke terhequr zvarre statujen e Enverit ? 😉

  • i kupton ai i kupton se eshte i njejti protagonist qe ka djegur vendin dhe pergjakur kaq here ne 25 vjet. BE te mos na hiqet naive se i ka vene keto personazhe dhe i pret e percjell akoma dhe sot …. apo beni lojen e serbo-grekut per te provuar se vendi nuk di te beje shtet dhe meriton izolim… se te ishte per ju Kosova do ishte nen Serbi por rrofte SHBA.

  • Ama ai Kmut Falkenshtajni thua or Stefan se nuk ka kuptu gje? Po bunker para Ministrise ka pare ndonjehere ky ne ndonje vend ne bote? Po ku kane sy keto trapa ore Stefan. Keta nuk po shohin ISIS qe po i vjen brenda e po i mbush me siriane afgane libiane e shejtane e ti thua dengla kot. Kmuti le te vije nje jave e te jetoje ne Bathore e pastaj do shohesh kur te dale ne balle te protestes tjeter.

  • Proteste qe te rrevolton !!!! : Ne te gjithe enet e gjakut ,ne arterjet,kapilaret dhe venat qe shpernadajne gjakun ne te gjithe indet e trupit te njeriut te ndershem ?!.Festa e rinise e levizejes 8 dhjetorit ; L.Basha ,S.B dhe P.D-ja e kthen kete feste zjarri ne Akte dhune, ju kujtohet kjo protesta e pare e studentve shqiptar me thirrjet ” e duam shqiperine si gjithe Europa”,dhe kjo thirrje duhej propoganduar e pershendetur nga te gjithe shqiptaret pa perjashtim.Por P.D-ja e ktheu kete feste ne Akte dhune ne nje Proteste: -PA IDE TE QARTA ,POR ME QELLIME TE ERRTA !!!!! eMe zjarr dhe FLAKE, goditje me gure e tulla ,me demtime e shkatrrime me thyerje te ,djegje ,kunder ndertesave qeveritare ,dhe kryeministrise ne veçanti ,kunder nje bunkeri si objekt kulture .Por te gjitha keto demtime kane nje fature te gjere negative per popullin ,si ne edukim i keq, ku mbizotron dhuna dhe fyerja e selise se qeverise !?,,Si demtime me dashje te prones se popullit ,fyreje ndaj ligjit dhe forcave te rendit me mos bindje .Dhe keto shkatrrime kane nje vlere monetare e financiare ,dhe kesaj nuk munde ti shpetoji ndeshkimit asnjeri ,qofte edhe L.Basha me kastravecin e gjate te tije qe ja fut vetes .############

  • Ik or qerrohu mjekercjap, si Rama ky merret me bishtin jo ca ndodhi aty. Ishte populli ne revolte o mjekrrcjap po nuk e lane te digjte cdo gje nga zemerimi. Tka mesu enveri ty po meqe na citon emra kot se koti kujtohu pak se gjeja me e rrezikshme jan stomaqet e zbrazur e po te zuri ty revolta o mjekercjap gje vrime e futu.

    • O Selim. Ne qofte se nuk e di kuptimin “popull” do te ishte mire ti fusje nje skedine apo nje tavell sepse dukesh qe kutia jote mendore deri aty shkon. Nese mendon se ne shesh ishte populli futi edhe nje dhalle me mire. Sa per kujtese. Po gjithe ajo rini, njerez familjare me femije, gjysher me mbesa dhe niper e plot te tjere, dhe te siguroje qe jane shumica ne kete qytet, dhe qe kishin dale shetitje per te shijuar kohen e bukur. Cfare jane? Apo keta nuk jane popull?

  • Ti Selim rrushi je nji karrot qe nu meriton pergjigje. Na hiqesh edhe trim dhe kercenon gazetarin nga prapa ferres ku je. Nxirre pak fytyren ta shohim, dil ne shesh si ka dal gazetari dhe pastaj kerceno me vrime miu nga vrima e miut! Po zaten ju klysht e Saliut kete pune keni me kercenime dhe shkaterrime doni ta shtyni kete dynja por nuk ju pjerdh njeri!

  • nuk ka arsye per te protestuar derisa te paguhen borxhet qe la Berisha me Meten.Shterngo rripin Thanas dhe brohorit rrofte rilindja.

    • Rama po i paguan BIZNESIT borxhet qe lane Berisha dhe Meta… Dhe kujt i perket biznesi? Motres, vellait, cunit te dajes, goces se tezes, kushuririt te pare, te dyte, apo te trete?

      Hej, lere rehat Thanasin se e ka fut Rama ne inkubator. Ka dy vjet qe po pret te rilinde i shkreti…

  • Andrea,
    shume siperfaqesor ne argumentim. Sic ndodh zakonisht kur njeriu kerkon ne menyre te sforcuar te mbaje ane, qofte edhe me qellim te mire. Axhendat e shpellarit jane mese te qarta, ashtu sikurse jane te kuptueshme edhe “shterngesat” ne kurriz te nje pjese te popullit, ne kushtet e domosdoshmerise se rivendosjes se shtetit edhe per ata. Pra problemi nuk jane keto ndermarrje te nevojshme te maxhorances se sotme. Ajo qe na irriton ne, qe kemi dashur e duam te funksionoje shteti, por besoj se edhe nje pjese te “te prekurve” nga rivendosja e shtetit, jane mosveprimet apo keqveprimet e kabinetit dhe te Rames vete. A ka te tilla? Besoj se nje pyetje e tille eshte mese e tepert. Dhe eshte e kuptueshme qe ndaj mosveprimeve e keqveprimeve populli eshte me i ndjeshem.

  • andrea ndrysho nr e syzeve se nuk ke pare gje akoma…te ka mbetur ora tek berisha ….po per kriminelet ne parlament asnje fjale po te pyes kush i futi ….

  • ME BUNKERE DHE PIRAMIDA SHQYPNIA NUK MUND TE SHKOJE NE BE

    PIRAMIDA famekeqe te Enver Hoxhes ne mes te Tiranes qe i kall friken edhe femijeve ne barkun e nenes, nuk eshte as GJETHE FIKU dhe as MULLI I DON KISHOTIT, por nje KULCEDER e gjalle ne mes te Tiranes. Kush e mban kete KULCEDER si bunkeri i Hitlerit, si nje ogur i keq i Shqypnise per integrimin e saj ne strukturat Antikomuniste dhe Demokratike ne Botes? Prandaj o Andrea Stefani duhet ta kesh kuptuar me se fundi se me bunkere dhe piramida famekeqe Shqypnia nuk mund te genjeje Boten Demokratike as me bunkere berishiste te Fatos Lubonjes dhe as me bunkere edvniste te piktoreve te deshtuar te Rilindjes Socialiste, sepse o Andrea Stefani Shqypnise i duhen BOSA pragmatike me diplloma perendimore ne xhep dhe jo BANDITE komuniste pa arsim dru me pre qe mundohen te mashtrojne miletin me finte enveriste ashtu sic po drejtojne vendin qe nga 1944 deri me sot, qe kur Enver Hoxha mbolli MURTAJEN komuniste ne trojet tona.

  • Z.STEFANI,ju lumt per analizen.2B po çudit akoma boten,por lobistet e 4 kontinenteve pro Saliut do te mbajne sehir deri sa Shqiperia te zhduket si vend deri sa te vdes komunisti i fundit veç Saliut.Jo me kot BUNKERI indetifikohet me komunizmin dhe E.Hoxhen,ndersa Rama si bir i ETERVE.Me karten e antikomunizmit Saliu po luan mire,pasi ka mbeshtetjen e gjithe atyre qe Enveri i sulmoi politikisht afro 50 vjet.Dhe me kete karte kerkon te vij ne pushtet perseri dhe,do te vij,pasi e majta nuk di te mbrohet duke sulmuar sipas artit USHTARAK apo ne SPORT…! Kauza e SB per te menjanuar Meten nga Rama deshtoi,tashme me revolucion e mosbindje civile do ti veri flaken shqiperise dhe nuk do te lejoi kurre berjen e reformes ne drejtesi,se ky do ishte fundi te dyve..!

  • Shpesh her lexojme ktu nji nivel komentesh te nji llogjike prej njerzish ordinere ,
    duke ju kunderven Andrea Stefanit per arsye “te pakuptushme” , gje e cila ka te bej me perkatesine politike ose pse jo prejardhjen ,katund ,mal,shpell ,
    pra ne pergjithsi tipa qe s’ja kan iden se cfar shkruan Andrea ,boothorexhij
    rastesishte qytetare prej 24-e me pak vitesh , qe perbejne nji Getto per shoqerine Shqiptare Qytetare.
    Andrea Stefani eshte i vetmi analist / publicist Realist ,serioz ,inteligjent , i nji niveli europian ,
    dhe kuptohet qe sulmohet ,nga rraca talibanesh ,te cilet, duke qen se vijne nga ADN talibanesh ,nuk i shijon asgje prej botes se civilizuar .
    Analiza e Andreas eshte vet realiteti i gjithe cirkut te shume nDerrkombetareve vs Shqiperise , siedhe e vet NJOLLES mbi SHKEMB , nji nga perfaqsusit e Klanit antishqiptare te brukselit.
    Nji qytetare shqiptare i vertet , diskuton e bisedon me kta te huaj njelloj si i barabrte dhe ja plas surratit hipokrizine qe fshehin pas formulimesh hipokrite ,ktyre te huajve qe tallen me turmat islamike ne shqiperi dhe i shkerdhejn ci permban ,ashtu si e kann tradite me cdo te huaj , duke shkaterruar te ardhmen e Shqiperise .
    Te huajt s’kan dashur kurre nji Shqiperi te zhvilluar ,prandaj edhe kane mbeshtetur ne Shqiperi elementin kriminal , llumin e asaj shoqerie ,duke ditur se vetem llumi e kriminela shpellare si Berisha etj ,mundet te realizojn ate qe kta te huaj Duan per Shqiperine .
    Rrespekt ANDREA Stefani . Lufta me e veshtire e njerezimit ka qen ne cdo kohe lufta me injorancen.

  • me idiotja ne shume komentues ;NE KTE CFAQJE TE SHEMTUAR te pUCISTIT TE SHPELLES sali shqire rrahman islamut brrisha ,
    eshte se nuk shikojn ne krimet e bandes se vandaleve te shpelles ,
    dhe cfar te kqiash i kann sjell e sjellin kta shoqerise shqiptare ,me kkto sjellje terroristi ,
    e kulture dhune , nuk shofin aktin e kriminelit ,
    por shikojn nji pseudoBunker , pra nji cope beton dhe gjejn fajtorin ke ai !!!
    cFAR mundet ta quash me kto lloj pseudonjerezish ?!
    Eshte per te ardhur keq , qe ne ate shoqeri ,ka akoma njerez te cilet mendojn se
    per te kapur pushtetin dhe nepermjet tij ,pasurimin me shkaterrimin e ktij shteti ,te Shqiperise ,
    kta njerez un mendoj qe Ligji duhet ti denoje me burgim te perjetshem .
    Talibanet ne afganistan ndiheshin te fyer nga statuja e budes ,
    ndersa talibanet e sali brrishes ndiheshin te ofenduar nga nji cope beton ,
    duke haruar se shumica e shqiptareve ndihet i fyer nga bustet qe ish pushtetari kriminel ,ndertoj tinez ,naten ne Tirane ,bustin e tradhetarit dhe turpit te Shqioperise zOgun e kurves nga mati dhe myslimutin e ardhur nga fundi botes gabelin iranian ,qe ju caq ne ender historianit syKOQE , si themelues i Tiranes;SIDHE PELLITJET ME ALTOPARRLANT TE IMAMEVE ARAB MAJE MINAREVE SI ME QEN SHQIPERIA IRAK -ARABI
    PTUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUU RRACE E DJALLIT ISLAQM QE NUK JETON DOT NE PAQE RREGULL DHE CIVLIZIM

  • Te lumte goja o Andrea Stefani se i ke then gjerat troc ashtu si jane!

    Sa per ju zagaret e saliut, derrit te vicidolit, ju shofte fara, se ju nuk kani asnje fare dashurie per kete vend, ju jeni derra te serbit qe donit ta shihni Shqiperine ne flake ashtu si mundohet ta beje derri i ndyre i vicidolit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *