Kallëzimi penal që është në prokurori për thirrjen publike për prishjen e bunkerit tek Ministria e Brendshme, e cila përfundoi me djegien e objektit, nuk e ka penguar Besim Ndregjonin e të përndjekurve politikë që të kthehet sërish në të njëjtin vend.
Tani që qeveria rikonfirmoi planin për të rindërtuar bunkerin, mjeti për të mos lejuar realizimin e planit nuk ka më rëndësi.

“Nuk është problemi tek djegia. Problemi është tek urrejtja që ka qeveria për ish-të përndjekurit”, deklaron Ndregjoni.
Ish-të përndjekurit, që mbështeten nga Partia Demokratike, nuk kanë vendosur ende sesi do ta prishin objektin nëse ai rindërtohet. Por Ndregjoni është i vendosur për fatin e tij.
“Atë fat që pati busti i Enver Hoxhës. A e lejuan shqiptarët bustin? Jo. Në një sistem demokratik është më e rëndësishme liria sesa pushteti ekzekutiv që ka Edi Rama”, thotë Ndregjoni për Tch.
Përfaqësuesi i ish-të përndjekurve politikë drejtoi gishtin tek vepra reale që ata do të përkrahnin si monument të kujtesës për krimet e komunizmit.
“Le ta bëjë këtë muze kombëtar për krimet e komunizmit në Ministrinë e Brendshme, që këtu është derdhur gjaku i mijëra shqiptarëve nga torturat e diktatorit Enver Hoxha dhe në fund i fut në bunkeret e nëndheshme ku nuk kanë varre as edhe sot”, thotë Ndregjoni.


https://www.google.al/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=6&cad=rja&uact=8&ved=0ahUKEwixyK_55N7KAhXLBSwKHXNvBIEQFggoMAU&url=http%3A%2F%2Fsot.com.al%2Fnode%2F18587&usg=AFQjCNFoTYIXRT45mi_u2DGbTo3L22xb8g&sig2=uNtyrzbPSrHnJ9l_s1y-3w
Me se mirret ky njeri! Dhe sa idiote qe eshte. Po dil nje here dhe shiko muzeun e betejes se Vaterlose, kerkoi ndonje leke Lulezimit, megjithese te perndjekurve u a mbushi bythen me para Edi Rama se Saliu u jepte nga nje dore vetem nje muaj para votimit, e dil neper Europe te shikosh e degjosh per keto lloj muzeumesh. U marte mendjen si ta ka marre o Ndre-Gjoni.
Ky menderja-gjoni na ben si i persekutuar dhe antikomunist i flakte me keq se berisha ne nje kohe qe i ka sherbyer komunizmit ne burg ashtu si edhe arbnori ne rolin e spiunit te sigurimit, me pseudoimin CIZMJA.
Ne kohen e saliut nuk lehte fare tani i eshte hapur gurmazi ndregjonit ? Lehje me porosi ?
Tamam lehje me porosi. Varret nuk ja mbajti suma tja kerkonte saliut ndersa tani kerkon te fajesoje pushtetaret e rinj.Pse nuk i hapet tete vjet nen saliun Ndregjon apo keqardhjet i ke vetem kur te porositin ?
Tamam lehje me porosi. Varret nuk ja mbajti suma tja kerkonte saliut ndersa tani kerkon te fajesoje pushtetaret e rinj.Pse nuk i hapet tete vjet nen saliun Ndregjon apo keqardhjet i ke vetem kur te porositin ? Misioni yt eshte hipokrizi Ndregjon ? Shko raportoi saliut tani ?
Ky objekt eshte shume i rendesishem per Turizmin dhe memorjen e ketij vendi.Keto qendrime “atdhetare” jane shume injorante.Iliri