Buratini i Baba Karlos

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

 

Lulzimi dhe relacioni me ISIS-in e Shqipërisë. Më në fund z. Basha “zbuloi” celulën ekstremiste arabike. Në krye të saj natyrisht që është Edi Rama. Ky zbulim i madh na “surprizoi” të madh e të vogël. Po ky zotëri që as që do të bëhet ndonjëherë i tillë, harron një detaj “të vogël”. Ky shefi i ekstremistëve ka më shumë se dy të tretat e shqiptarëve pas vetes. Sipas kësaj logjike i takon që ne, shqiptarët, të jemi pjesë e terrorizmit ndërkombëtar! Mirë po këtu hyn në punë dyshimi i ligjshëm. A është Luli në fiqir (në metro) nga trutë e kokës? Ka edhe një alternativë shpjeguese. Kur u komandua në krye të PD-së z. Basha e kishte të qartë se si mbërriti aty. Kjo parti kishte plot të tjerë që kishin merita e mund të ishin shumë më dinjitozë se një manekin i krijuesit të kësaj figure të nisur nga asgjëja. Nuk besoj se ka njeri normal që të besojë se “lideri” i vërtetë i SHQUP-it të jetë ky personazh. Për analogji më kujtohet Buratini i Baba Karlos. Duhet veç një spostim i vogël i një tipari fizik. E kam thënë dhe më parë. Reformat thelbësore që ne presim nuk mund të kryhen me buratinot e Karlo marangozit. Duhet kurajo, burrëri e bile sakrificë. A do t’i gjejmë? Nuk di çfarë të them. Profeti

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *