Burg pa afat specialistit të antidrogës

anazapta

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë në burg inspektorin Anoril Cani, si dhe 4 bashkëpunëtorët e tij. Inspektori i antidrogës u kap në flagrancë me lëndë narkotike, nga strukturat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshem, të Ministrisë së Brendshme.

Në gjyq i pandehuri Ilir Shehaj, i cili njihet edhe me pseudonimin “Gjyshi”, deklaroi se droga ishte e tij pasi i kishte ardhur nga Turqia, duke u munduar të heqë përgjegjësinë nga Cani dhe duke u shprehur se punonjësi i Policisë nuk kishte dijeni për këtë fakt.

Nga ana e vet Cani tha se nuk e dinte që në makinë kishte drogë

Megjithatë, gjykata vendosi “arrest me burg” për të pandehurit: Anoril Cani, me specialist në Departamentin e Luftës Kundër Drogës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policise së Shtetit, Ilir Shehaj, i njohur me pseudonimin “Gjyshi”, Gentian Gjoka, i njohur me pseudonimin “Papu”, Mandrit Dulo dhe Everest Hoxholli, i njohur me pseudonimin “Nipçja”. Të pestë akuzohen për pjesëmarrje në një rrjet kriminal.

Arrestimi i tyre u krye pasi u kapën në kushtet e flagrances në Tiranë dhe Vorë, me 27.7 kg heroinë, 28 kg përzierje kokaine, 141 kg përzierje heroine, 0.8 gr kokainë të pastër, 980 gr lëndë eksplozive me fuqi të lartë të tipit C4, 2 kg tritol, kapsolla detonatorë, ndezës, rreth 400 fishekë luftarakë të modeleve të ndryshme, një pistoletë e tipit TT, 13 100 euro, 6 milion lekë, peshore elektronike, si edhe mjete të tjera për paketimin dhe shpërndarjen e drogës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *