Burg për autorët e vrasjes së Memli Begallës

Leda Hysa

Gjykata e Krimeve të Rënda në një seancë të zhvilluar me dyer të mbyllura, ka caktuar këtë të mërkurë masën e sigurisë arrest me burg për autorët e vrasjes së biznesmenit Memli Begalla.

Gjithashtu dyshohet se motivi i vrasjes së biznesmenit ishte përfshirja në trafikun e 1 ton kanabis në vitin 2014.

Prokuroria ka argumentuar në sallën e gjyqit se viktima konfliktin e kishte me Ardian Serezin për këtë çështje.

Pas arrestimit të Serezit në 2014 për trafikun e 1 ton kanabis në Gjirokastër ai kishte marrë garancinë nga Begalla se do ta lironte shumë shpejt. Por kjo gjë nuk ka ndodhur pasi ish-polici u dënua me 6 vite e 8 muaj burg dhe vetëm, pasi kreu gjysmën e dënimit u lirua me kusht.

Për këtë Serezi akuzonte biznesmenin. Ai kontraktoi Denis Demirin, i cili dyshohet se është personi që ka qëlluar me një plumb në kokë 64-vjeçarin Begalla në 14 Shkurt. Ky i fundit sipas Prokurorisë është identifikuar, pasi ka hequr kapuçin pranë sheshit Willson ku dhe është fiksuar nga kamerat e sigurisë.

Për këtë ngjarje është shpallur në kërkim dhe një person i tretë, i cili ka pasur rolin e informatorit të Serezit mbi lëvizjet që kryente objektivi i tij Memli Begalla.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *