Është vendosur këtë të martë masa e sigurisë për 7 të arrestuarit tri ditë më parë, si pjesë e grupit të kokainës.
Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën arrest me burg për 42-vjeçarin Helidon Marku, i dënuar disa herë për vepra të rënda penale, Indrit Tagani, 30 vjeç, Erjon Zekaj, 31 vjeç, Saimir Arçi, 31 vjeç, Aldo Vruçaj 28 vjeç dhe Aleksandër Matoja, 31 vjeç.
Për Kristjan Ujkaj, 31 vjeç, gjykata dha arrest me burg me afat 30 ditë.
Të arrestuarit akuzohen për krijimin e një grupi kriminal në fushën e shitjes së narkotikëve.
Ata u arrestuan gjatë një operacioni të zhvilluar më datë 3 Shkurt, në një lokal nate në fshatin Bërdicë të Shkodrës. Ky ishte vendi ku shpërndahej rregullisht kokainë prej të paktën 3 vitesh.
Autoritetet sekuestruan 2.2 kilogramë kokainë, si dhe bllokuan 489 mijë lekë dhe 635 euro, tri automjete, 10 telefona celular etj.
l.h/ dita
