Burg për gardistin që vrau gruan

Ornela

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e arrestit me burg për Alket Arapajn, gardistin që vrau bashkëshorten e tij me armën e shërbimit në banesën e tyre në Allias, në sy të vajzës së mitur.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura me kërkesë të prokurorisë për shkak të konfidencialitetit hetimor dhe mos cenimit të marrëdhënieve familjare.

Mësohet se Arapaj nuk ka folur në seancë, ndërsa më herët ka shprehur pendesë për krimin e kryer.

“Gruaja më tradhtonte prandaj e vrava. Kohë e fundit ishin shtuar dyshimet për tradhti. Më vjen keq për vajzën, jam familjar i rregullt”, është shprehur Arapaj.

j.l./ dita

 

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *