Dy vjet pasi vrau ish-të dashurën e tij dhe partnerin e saj, mbrëmjen e së dielës dhe pas një procesi që zgjati rreth 10 orë, Gjykata në Rimini të Italisë vendosi dënimin me burgim të përjetshëm për shqiptarin Dritan Demiraj.
30-vjeçari shqiptar që punonte si bukëpjekës në shtetin fqinj, rrëfeu në sallën e gjyqit se vrau me thikë ish të dashurën e tij Lidia Nusdorfi, për shkak se ajo e tradhëtonte. “E doja vërtet, por ajo më tradhtoi edhe me kushëririn tim në shtratin e prindërve të mi në Shqipëri”, bëjnë me dije mediat italiane që është shprehur Demiraj.
Ai pranoi edhe vrasjen e partnerit të Lidia Nusdorfi-t, 35-vjeçarit Silvio Mannina.
Ndërsa daja i autorit të krimit, Sadik Dine, i akuzuar për vrasjen e Nusdorfi-t u dënua me pesë vite burg për bashkëpunimin në vrasje. Edhe Monica Sanchi, ish e dashura e Demirajt u dënua me 30-vite burg. /H.M/ Dita
