Burg për një çadër, rasti i çuditshëm i Prokurorisë së Beratit

redaktor

Dritan Telegrafi, 46 vjeç, është i akuzuar për vjedhjen e një çadre në Berat. Për një muaj, prokuroria dhe gjykata e këtij rrethi kanë qenë në një betejë gjyqësore të vërtetë, pasi organi i akuzës këmbënguli ta dërgonte në burg, ndërkohë që gjykata nuk pranoi.

Siç tregon dokumentacioni, 46-vjeçari u arrestua për vjedhjen e një çadre. Ai jo vetëm u mbajt tre dite në paraburgim, por për të Prokuroria e Beratit luftoi që ta rikthente në qeli.

“Jam i papunë dhe dal natën për të mbledhur kanaçe në lagjen “Çlirim”. para 4 muajsh pash një çadër ngjyrë kremi në rrugë që e kishte marrë era. E mora dhe e çova në shtëpi. Më pas e shita për 7.500 lekë”, thotë Telegrafi në dokumentacion.

Por megjithë vlerën e papërfillshme të objektit të vjedhur dhe dëshmisë së të pandehurit që shfaqet mohues për ngjarjen, prokuroria iu drejtua gjykatës duke kërkuar “arrest me burg”, një kërkesë kjo që u refuzua.

E ndërsa deklaratat e prokurorit të përgjithshëm apo ministrit të Drejtësisë udhëzojnë që për vepra të lehta të mos ketë ndëshkime me kosto për shtetin dhe taksapaguesin, Prokuroria e Beratit e apelon çështjen duke këmbëngulur sërish në një gjykatë më të lartë, siç është ajo e Apelit në Vlorë për “arrest me burg”.

Edhe kërkesa e dytë e prokurorisë u refuzua, ndërkohë që për Dritan Telegrafin, i dyshuar për vjedhjen e çadrës, u vendos “detyrim paraqitje”.

Shpenzimet proceduriale për procesin e çadres i kushtuan shtetit 500 mijë lekë vetëm gjatë masës së sigurisë. Derisa gjyqi të shqyrtohet në themel, 46-vjeçari është i detyruar të paraqitet çdo të enjte pranë organeve të drejtësisë.

Share This Article
8 Comments
  • Hajdutet qe vjedhin qindra miliona qendrojne jashte, madje jane dhe ne poste drejtuese, ndersa hajdutet e cadrave ngelin brenda, dhe nuk e dine fatin e vet…..Vend i cudirave qe nuk paskan patur fund!

  • VENDIMET E ORGANEVE LIGJZBATUESE NUK KATEGORIZOHEN NE TE CUDITSHME DHE NORMALE, POR

    TE BAZUARA NE LIGJ OSE JO???!!!!!

  • Argita Malltezi e bija e kriminelit Berisha i kerkoi biznesmenit te huaj Zafer Ansar 3 miljon Euro per ti dhene licensimin.Biznesmeni e publiko ne shtyp.Dhe drejtesia e pushtet shtetit te kriminelit Berisha as qe e prishi rehatin edhe pse kryekrimineli kishte dhene numrin telefonik popullit per te njofuar per luftimin e krimet e korrupsionit.

  • Kusur mos i lini!Fullanit qe vodhi 750 miljone i jepni edhe 750 miljarde par prishje imazhi,ketij fakirit i nxirrni edhe fotografine per cadren;shihni mos i shtoni edhe bustat e sheqerit te cajit,qe i futi ne xhep.

  • ne vendin tone kjo eshte te vesh duart ne koke e te rendesh maleve simund te denosh nje njeri qe lufton me shpirtin e tij per te siguruar buken e gojes,ne kete vend ku ska drejtesi ,ku vjedhja me shumice milioneshe ose me bllok ne dore quhesh i ndereshem ,ky beratesi duhet te futet ne burg qe cke me te ,tere gazetat do shkruajn ne shqiperi u vu drejtesia ja dolen parase te fillonte luften saliu qe me gjakun e ketij fukarai e shume te tjereve bejneqef

  • Keshtu duhet te ndodh,ai qe vjedh buke duhet te denohet kurse ata qe vjedhin miliona duhet te behen ministra,ambasador,deputete dhe vetem me pozite.Jemi ne Francen e 1700 ku denoheshe per nje cope “BUKE”Kete shtet duam.

  • Ne vend qe prokuroria te merret me kriminelet merret me kete te shkretit qe dalin per te mlellur kanace naten per mbijetes turp per keta prokuror dhe per ata qe jane pas tyre

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *