Është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” për Gentian Hoxhën, pronarin e dyqanit të celularëve ku shpërtheu lënda eksplozive përpara 3 ditësh.
Kjo masë u dha nga prokurori i çështjes Ervin Karanxha dhe gjyqtarja Shefkie Demiraj, të cilët mbërritën paraditen e së enjtes në Spitalin e Traumës, aty ku gjendet i shtruar Gentian Hoxha.
“Kam pasur një pako në dorë që ka shpërthyer, nuk e dija se çfarë ishte. Pakoja ndodhej në një celular që e kishin sjellë për ta rregulluar”, ka thënë Hoxha.
Hoxha ka marrë plagë dhe djegie të shumta në fytyrë, duar e trup, si dhe ka humbur gishtat e dorës.
Një ditë pas shpërthimit, më 13 mars, policia gjeti në dyqanin e tij të celularëve, detonatorë, kapsolla përcjellëse dhe tela që lidhin bombat.
Gjetja e këtyre provave ka bërë që Policia të arrestojë në Spitalin e Traumës 34-vjeçarin Gentjan Hoxha me akuzën e mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve shpërthyese dhe municioneve.
o.j/dita
