Burg për papagallin spiun, lajmëronte trafikantët e drogës sapo shihte makinën e policisë

Elena Tase

Burgu nuk është vetëm për njerëzit, edhe pse kjo mund t’ju duket e çuditshme.

Një papagall është dënuar me burg pasi njoftonte trafikantët e drogës sapo shikonte një makinë policie.

Ngjarja ka ndodhur në Brazil, teksa sipas policisë shpendi paralajmëronte shpërndarësit e drogës që të largoheshin sapo shihte një makinë policie.

Autoritetet thonë se papagalli është kapur teksa ka paralajmëruar dy shpërndarës droge, duke i prishur kështu policisë një operacion të befasishëm.

“Kur zogu me pupla të gjelbra pikasi oficerët në shtëpinë e pronares së tij në Teresina, klithi sa pati në kokë: Mama, Policia”, shkruan The Guardian.

Sipas policisë braziliane, pas arrestimit papagalli në fjalë ka kyçur gojën duke vazhduar të tregojë besnikërinë e tij ndaj pronarëve.

e.t./dita

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *