Burg për Raoul Bovën

Ornela

Prokuroria e Romës ka kërkuar një vit burg për aktorin roman Raoul Bova, i akuzuar për deklarim të rremë të pasurisë.

Sipas hetuesve, aktori nga viti 2005 deri në 2011, ka gjeneruar evasion fiskan për gati 700 mijë euro. Kërkesa është bërë përpara gjyqtarit të vetëm në gjykatën e Romës.

Procesi duket se përfshin motrën dhe ish gruan e aktorit Chiara Giordano. Sipas pretendimeve Bova ka transferuar disa aksione të shoqërisë që menaxhon imazhin e tij, Sammarco Srl. Duke pasur disa të drejta mbi filmat, ka përfituar kështu edhe një normë më të ulët të pagesave për TVSH-në.

Për motrën e aktorit është kërkuar një dënim prej një viti e katër muaj, ndërsa për ish-gruan një vit burgim.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *