Sokol Mjacaj do të qëndrojë gjatë gjithë jetës së tij në burg. Ky vendimi i marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ndaj autorit të vrasjes së dy turistëve çekë.
20-vjeçari akuzohet për “vjedhje me pasojë vdekjen”. Ngjarja ndodhi më 20 korrik të këtij viti zonën e Dukagjinit në Shkodër, në fshatin Prekal.
Ai ka pranuar krimin e kryer, ndërsa ka kërkuar mëshirë nga gjykata me pretendimin se vrasjet i ka kryer për arsye ekonomike.
I riu ka sqaruar me detaje gjithçka kishte ndodhur atë ditë kur vrau turistët, duke nënvizuar se vajzën e kishte vrarë pa dashje. /Dita/

Gjykata e Shkodrës është e ndonjë shteti tjetër?
Gjykata e Tiranës, për një çështje të ngjashme, madje ku kishin humbur jetën 4 persona dhe jo dy, pranoi gjykimin e shkurtuar dhe i dha Kostandin Xhuvanit 36 vite burg, përse këtij nuk ia pranuan gjykimin e shkurtuar? Edhe ky i pranoi të gjitha që në fillim e nuk u nxori probleme prokurorëve për asnjë çast, përse të mos ia shkurtonin dënimin me 1/3?
Në këtë vend nuk bën punë reforma as në drejtësi e as në dreqi e di se ku. Këtu duhet marrë me “shkelma bythëve” e gjithë kjo klasë politike, pa përjashtim. Pjesëtarët e të dy krahëve politikë kanë ndryshe nga njëri-tjetri vetëm ngjyrën e brekëve. Ca i kanë blu e ca të kuqe, sepse kur ulen në karrige bythët e tyre e “dhjesin” njësoj këtë vend.
Drejtësia e përçudnuar e këtij vendi ia arriti më në fund të më bëjë që të kem keqardhje për një vrasës të dyfishtë. Kjo gjë është logjike. Kur vrasësi i katërfishtë ia hedh me 36 vite, patjetër që një ndjenjë keqardhje të përshkon për vrasësin e dyfishtë, të cilit i duhet ta kalojë jetën në burg.
Pellazgu sakte! Konstandini duhej burg perjete pa te drejte apelimi. Maskara Konstandini vrau 4, what the fuc? Mjacaj e ka hak se u mori jeten 2 personave ne gjakftohtesi