Burg përjetë të arrestuarve për krime të ndryshme , për kryerjen e të cilave përdoren Kallashnikovë apo armë të tjera të rënda.
Ministria greke e Drejtësisë ka përgatitur një amendament, të cilin do t’ia dërgojë Parlamentit për miratim. Në amendament kërkohet dënimi me burgim të përjetshëm të kriminelëve të arrestuar, të cilët gjatë grabitjeve kërcënojnë me armë.
Kohët e fundit, në Greqi janë shtuar ndjeshëm rastet e grabitjeve nën kërcënimin e kallashnikovëve dhe në disa raste janë shënuar edhe viktima. Ndërkohë, vetë qytetarët grekë kanë nisur të kërkojnë mënyra vetëmbrojtjeje. Sipas të dhënave zyrtare, kërkesat private për leje arme për siguri personale janë rritur. Gjatë vitit 2012, kërkesat për leje armësh janë rritur me 48%, krahasuar me vitin 2008.