Me 4 vjet burg e ka dënuar sot Gjykata e Teramos në Itali një 40-vjeçar shqiptar për shfrytëzim prostitucioni.
Gjithçka nisi në vitin 2012 kur shqiptari bindi një vajzë marokene 24 vjeçare të takohej me të në Itali pasi do të martoheshin.
Në Marok para celebrimit të martesës, shqiptari i ishte prezantuar të resë marokene si sipërmarrës.
Por gjithçka ndryshoi sapo ajo mbërriti në aeroportin e Italisë, ku i priste dhe një bashkëatdhetar i burrit shqiptar.
40-vjeçari shqiptar e kishte sjellë “gruan” marokene në Martinsicuro, ku i kishte dorëzuar një celular dhe çelësat e një apartamenti, duke e paralajmëruar se do të prostituonte derisa të siguronte 10.000 euro.
Por 24-vjeçarja marokene ia doli të arratisej duke u strehuar në një qendër për mbrojtjen e viktimave të prostitucionit,ku dhe më pas denoncoi shqiptarin.
