Burgosen “skifterët” shqiptarë në Britaninë e Madhe

Saimir Lleshi

Dy shqiptarë përfunduan në prangat e policisë londineze, pasi janë dënuar me burgim për grabitje shtëpish.

Në pranga përfunduan Alket Nikolli, 28 vjeç dhe Eraldo Luka, 21-vjeç, të cilët u arrestuar gjatë një grabitjeje në zonën Potters Bar në Londër.

Ata janë dënuar me 11 muaj burgim për veprat e kryera. Grabitja u regjistrua më 6 nëntor të këtij viti. Shqiptarët janë cilësuar si “skifterë”, teksa fshiheshin vazhdimisht.

Sipas gazetës “Barnet Press”, Nikolli dhe Luka pranuan përpara gjykatës “St Albans Crown Court” akuzat për këtë grabitje dhe një tjetër po atë ditë në rrugën “Cambridge Drive”, nga ku kishin grabitur bizhuteri. /Dita/

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *