“Burgosje e paligjshme pas një vendimi arbitrar dhe të paarsyeshëm”, Shqipëria bëhet pjesë e 45 vendeve që kërkojnë lirimin e Navalny

time

Edhe Shqipëria është bërë pjesë e 45 vendeve që kërkojnë lirimin e kritikut të qeverisë në Rusi, Alexei Navalny, duke thënë se burgosja e tij është e paligjshme dhe shkelje e të drejtave themelore.

Këshilli i të Drejtave të Njeriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara së bashku me 45 shtete, duke përfshirë edhe Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, i kanë bërë thirrje Rusisë për të liruar Navalny.

Deklarata, e nënshkruar nga 45 vende të tjera, shpreh shqetësim në lidhje me përkeqësimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore në Federatën Ruse.

“Arrestimi dhe dënimi i Navalny u bazua në një vendim të mëparshëm nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut që ishte arbitrar dhe qartë i paarsyeshëm”, u tha në deklaratën e nënshkruar gjatë seancës së 46-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut, cituar nga disa media në rajon .

Vendet nënshkruese janë gjithashtu të shqetësuara për numrin e madh të arrestimeve arbitrare të protestuesve që kanë shprehur mbështetje për Navalny në shumë qytete ruse.

n.s. / dita

Share This Article
16 Comments
  • Shqiperine e kane mbytur kriminelet, garbitesit, mafiozet, perdhunuesit, politikane antishqiptare eshte mbushur me gropa septike ku kundermon i gjithe vendi na del ne mbrojtje te per te tjere, vetem se eshte kusht i BE per hapjen e negociatave.
    Jemi shtet pa shte, kemi 30 vjt rrumpalle dhe kar-agjoz.

    • Që të quhesh shtet mor zotni duhet të jesh i pavarur të kesh mendimin tënd të lirë dhe të shikosh interesat e tua.. Shqipëria e Fatos Nanos Sali Berishës dhe Edi Ramës nuk kanë pikën e pavarësisë por janë qeverri të sponsorizuara nga perëndimi kryesisht si dhe nga agjenturat serbo-greke të cilat luajnë një rol dytësor rajonal..pra në hapësirat që lë USA dhe BE luajnë sërbo-grekët.. shqiptarët janë zero në vendimmarrje,jemi vërtet një morfi shtet që i duhemi perëndimit vetëm për statistika apo për të ngritur dorën në OKB kur na e kërkojnë apo për raste si puna e këtij me Navalnin. Pra më saktë ne jemi një protektorat si puna e Kosovës..a e pate se çfarë i bëri amerikani Albin Kurtit?e rrëzoi paturpësisht sepse nuk të lejon të marrësh vendime.. edhe tani që fitoi përsëri Albini dha një deklaratë që thoshte : do ta rishikojmë atë punën për vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.. dhe nuk kaluan vetëm pak ditë dhe ambasada e Kosovës u hap pikërisht në Jerusalem..Albini nuk ka faj sepse e detyruan pra ‘ata’ nuk të lejojnë të bësh ashtu sikurse mendon ti apo votuesit e tu..do thuash vetëm ‘yes man’ nëse do karrigen tënde..ja shiko sa mirë e bën’yes man’-in ky palloshi ynë qelbanik ..e luan kaq bukur sa po shkon për mandat të tretë.une e urrej regjimin e qoftelargut enver por më duhet ta pranoj se qoftëlargu bëri shtet..mund të ishim të varfër të shtypur por kushim shtet veç.. Shqipëria nuk e ngrinte dorën në OKB për interesa të Amerikës serbit apo të grekut..sot ke një klerik sharlatan grek një plak qelbanik uzurpator që e urren gjithë Shqiptaria mirëpo askush nuk guxon t’a preki me gojë e jo më me dorë..ky është shteti sharlatan i Sali Berishës dhe Edi Ramës.. që të mos kemi ndonjë keqkuptim e solla si shembull shtetin e qoftelargut jo si një shtet model por thjesht si një shtet që ishte i aftë të merrte vendime pa orientime nga jashtë..

  • Shqiperine e kane mbytur kriminelet, garbitesit, mafiozet, perdhunuesit, politikane antishqiptare eshte mbushur me gropa septike ku kundermon i gjithe vendi na del ne mbrojtje te per te tjere, vetem se eshte kusht i BE per hapjen e negociatave.
    Jemi shtet pa shtet, kemi 30 vjet rrumpalle dhe kar-agjoz.

  • E kujt eshte firma qe ka firmosur per Shqiperine, na e thoni se ka kuriozitet.
    Mund te jete firma qe ndoshta do ta binde Rusine ta liroje ate Alexei Navalny…!

  • Kjo organizate do te ngrihet te protestoje edhe per sali berishen dhe ilir meten.Per keta ligjet e shtetit dhe vendimet e gjukatave te nje shteti si rusia nuk kane vlere.opazitari nuk duhet te gjukohet dhe denohet.Ata jane mbi ligjin

  • Shqiperia mire ben qe behet pjese e vendeve qe kerkojne lirimin e Navalnit! Por Shqiperia duhet te behet pjese edhe e vendeve qe kerkojne lirimin e Asanxhit nga drejtesia angleze! Shqiperia duhet ti garantoje edhe Snoudenit azil nwse e kerkon ne Shqiperi! Shqiperia duhet te kerkoje edhe lirimin e Mahningut nga burgu ne USA, krimi i vetem i te cilit ishte nxjerrja e vidieos ku ushtart amerikane ne Irak vrane disa civile e gazetare qe po shkonin ne pune!
    Shqiperia eshte vend i pavarur dhe jo skerbythje e politikes se sotme nevrastenike te USA dhe EU-s! Por ne keta 30 vjete Shqiperia ka nxjerre vetem byth-lepires ne drejtim te shtetit te vet!

  • Jooo deri ketu ‍♀️‍♀️‍♀️. .boooobo sa turp, pak dinjitet nuk ju ka ngelur? Shqiperia i kerkon Rusis te liroi Navalinin, hahaaaa .

    • Ate nuk e kerkojne sepse ai eshte i burgosur “demokratikisht” ky tjetri eshte burgosur sepse donte te demtonte nje “diktator” si Putini….hipokrizi pa fund nga njerez te pa nder..

  • Kur sheh rrugen e tjetrit rrezohesh se nuk sheh gropat e rruges tende , shihni historikun e drejtuesve te protestave DEMOKRATIKE kush i sponsorizon dhe ku kane perfunduar drejtuesit e ketyre revulocioneve ,se fundi dhe amerika ka nevoje per revolucion ,por europa nuk tha gje kur presidenti Amirekan i ofendoi ne menyren me turpshme ,nga Merkel ,Sarkozi e me radhe ,me duket se europes i duhet spostoj vemendjen nga korrupsioni i larte dhe nga shperberja qe duket nuk eshte e larget ,frika me e madhe eshte lidhja me kinen dhe turqine .

  • Qeveria dhe politika shqiptare, nuk ka bërë asgjë për njohjen e Kosovës dhe gjeneralët e UÇK që ndodhen në burgim në Hagë.
    Për këtë vagabondin rus, i cili është tipi i Sali Berishës dhe Ilir Metës, e ngrenë zërin. Turp!

    • Po çfarë thua mor ‘syri’ po si nuk paskan bërë gjë qeveritë shqiptare? Po nuk ishte Sali Berisha që i perndoqi dhe i arrestoi luftëtarët e uçk-së? A nuk ishte Edi Rama që i vuri traun rrugës së kombit dhe u be grup me Vuçiçin kundër liderëve kosovarë? Përse thua se nuk kanë bërë gjë?..

  • Po c’lidhje kini ju me kete sharlatanin Rus Navalnin; qe pasi ,u “helmua nga Putini”shkoi ne gjermani per tu kuruar,sepse atje ndodhen medikamente “te tilla ,qe nga koha e Hitlerit”dhe pasi u sherua, cuditerisht ky i infiltruari Perendimor”u kthye prap ne Rusi?!Me sa duket nuk e kihte plotesuar detyren e ngarkuar!Po cudia eshte se kush do ta ruaje qe mos ta “helmoje prap Putini ”?!Megjithate perendimi i mori masat ,e ka propozuar per cmimin “Nobel”!Ja si i pregatit heronjt per te vdekur ,”Perendimi”!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *