Burgu “313”, shkarkohet drejtori

Edona Llukacaj

Drejtori i Burgut “313” është shkarkuar nga detyra me urdhër të Drejtorisë sëë Përgjithshme të Burgjeve. Shkak për këtë shkarkim është dyshimi se drejtori ka favorizuar disa të burgosur, përfshirë Emiliano Shullazin.

Shkelja e drejtorit raportohet të jenë lejet për takime shtesë të Emiliano Shullazit dhe të burgosurve të tjerë.

Ky është një prej problemeve të hershme të institucioneve penitenciare shqiptare. Në fakt edhe drejtori i mëparshëm i Burgut “313” u shkarkua për shkelje të kësaj natyre.

Ky shkarkim vjen pas një deklarate të mbajtur disa javë më parë nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e cila paralajmëroi një kontroll të imtësishëm të drejtuesve të gjithë burgjeve.

Pas kësaj, u bë publik urdhri i Gjonajt për rekrutimin e kandidatëve profesionistë dhe me integritet në pozicionet e larta drejtuese në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *