Ish-burgu famëkeq i Spaçit do të përfshihet vitin e ardhshëm në listën e Fondit Botëror të Monumenteve. Burgu në fjalë është drejt degradimit të plotë, ndërsa organizata ndërkombëtare po kujdesen për ta kthyer atë në një monument kulture.
Fondi Botëror i Monumenteve (World Monument Fund – WMF), ka vendosur që për vitin 2016, në listë midis të tjerash të jetë edhe Burgu i Spaçit, duke cilësuar se pavarësisht se “është në një gjendje të avancuar përkeqësimi dhe meriton të transformohet në një vend modern kujtese”.
Të qenit në listën e Fondit Botëror të Monumenteve përfaqëson, përpos vështirësive aktuale të Burgut të Spaçit, një mundësi unike për promovimin dhe ruajtjen e tij, veçanërisht duke e ekspozuar kampin dhe çështjet e ndërlidhua me të në vëmendjen kombëtare dhe ndërkombëtare të specialistëve, mbështetësve dhe donatorëve. Lista e vitit 2016 të Fondit Botëror të Monumenteve vlerëson një përpjekje të re që përfshin institucionet, shoqërinë civile, dhe qytetarët për të krijuar nga rrënojat e Burgut të Spaçit një institucion modern të kujtesës.
Meqenëse në Shqipëri nuk ka asnjë vend tjetër kujtese për ish-të përndjekurit politikë, ka një nevojë urgjente për të avancuar dijen, rritur ndërgjegjësimin publik, dhe kërkuar transformimin e Spaçit në një pikë takimi të gjallë, nga ku shqiptarët mund të fillojnë një dialog të shëndetshëm e produktiv për të kaluarën e tyre të vështirë.
Kreu i Fondacionit Trashëgimia Kulturore pa Kufij – Shqipëri, Lejla Hadzic, e kënaqur nga përfshirja e Spaçit në listë u shpreh: “Ne shpresojmë që ky të jetë një lajm i mirë për ish-të përndjekurit politikë që e kaluan jetën e tyre në Spaç dhe kampet e tjera të përqendrimit. E kaluara e tyre traumatike duhet të ketë vendin e saj në historinë bashkëkohore shqiptare. Kjo listë është një mundësi për të gjithë ne për të shtuar përpjekjet dhe veprimtarinë për kthimin e Spaçit në një vend kujtese”. /Dita/

Kjo eshte Qeveri dhe Ministri Kulture, qe ruan pasurine dhe Historine.
Burgu i Spacit eshte katandisur ne stalle nga Berisha , Pangot dhe majmunet e PD.