Burgu ku vetëshpallen… homoseksualë (VIDEO)

redaktor

Në një burg në Los Angelos, SHBA, ekziston një pavijon ku janë të vendosur vetëm të burgosurit homoseksualë. Për t’u vendosur aty, po “luftojnë” të gjithë tjerët.

Pavijoni nuk ka ndonjë të veçantë, as ka ndonjë përfitim më shumë në krahasim me pjesët e tjera të burgut, përveçse aty nuk ka dhunë mes të burgosurve dhe kjo e bën më të dëshirueshëm këtë vend.

Nuk është çudi që shumë prej të burgosurve thonë se janë homoseksualë, pasi vetëm kështu administrata mund t’i zhvendosë në këtë pavion.
“Së pari i pyesim a vizitoni lokalet e natës së homoseksualëve. Nëse ata thonë po, atëherë ju kërkojmë që të përshkruajnë ndonjë prej lokaleve që kanë vizituar, apo pyesim ndonjë detaj rreth këtyre vendeve. Në këtë mënyrë e vërtetojmë se a janë homoseksualë”, thotë një prej rojeve të burgut, i cili është në krye të sigurisë dhe transferimit të të burgosurve në “krahun e homoseksualëve”.

https://www.youtube.com/watch?v=664s7qGV_r8

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *