Kisha dalë si zakonisht në xhiron rutinë të pasdites. Rastësia atë ditë më vuri përball një mikut tim të vjetër, të cilin kisha kohë pa e parë. Kishte në duar dy qeska të mëdha të mbushura me ushqime.
– Qënke bërë burrë për shtëpi – i thashë.
Buzëqeshi dhe më tha: “Është rroga e parë që marr pas tetë vitesh. Kam filluar punë”. Dhe nxori prej kraharorit një frymë lehtësimi. E dija që miku im ishte i majtë. Një idealist nga ata që janë pakësuar shumë. Regjimi berishian (s’mund ta quaj dot ndryshe) atë dhe bashkëshorten e tij i larguan nga puna në një kohë që edhe dy fëmijët e tyre ishin ende të mitur. O zot! – thashë me vete. Me çfarë kanë jetuar këta njerëz në këto tetë vite ? Si mund të ta punoj shteti yt kështu? Dhe ai diktatori në sistemin e kaluar të persekutonte, por të krijonte mundësinë për të punuar.
Ngrita sytë dhe vështrova mikun tim. Atij ende i londronte ajo buzëqeshje në fytyrë.
– Epo si paske rënë borisë kot – i thashë për shaka.
– Si ? Se s’të kuptova – më pyeti.
I rava dorën miqësisht dhe i thashë:- Është një ndodhi e imja në Itali. Dhe nisa ti tregoj.
Në qytetin Italian ku punoja kishte filluar fushata për zgjedhjet lokale. Unë ditën punoja si shumë emigrant të tjerë në ndërtim dhe natën, deri pranë agimit në një lokal nate. Puna ishte drobitëse megjithatë ndihesha i kënaqur që i kisha. Por kur nisi fushata elektorale, nisën edhe ditët e stresit për mua. Një shofer, autobusi i së cilit ishte mbuluar i tëri nga reklamat e kandidatit lokal për zgjedhjet elektorale, i binte borisë dhe fliste në megafon që në gjashtë të mëngjesit. S’e imagjinon dot se c’farë stresi! Bija për të fjetur në ora katër dhe në gjashtë nën dritaren time dikush jo vetëm që ulërin në megafon por i bie dhe borisë. Në njërën prej këtyre ditëve vendosa të flisja me atë zotërinë. Me të dëgjuar sinjalin e tij zbrita në rrugë dhe e ndala. E kisha humbur qetësinë. Nën revoltë ku përzihej shqipja me italishten, nuk e di se c’farë i thashë më parë. Mbaj mend që ai vetëm duke qeshur ngriti duart lartë dhe më tha :- “Scusa”. Megafoni dhe boria prej asaj dite pushuan. Pas pak muajsh nga mbarimii fushatës,mua më duhej të paraqitesha pranë zyrës së emigracionit për rinovimin e lejes së qëndrimit. Shkoj pranë asaj zyre, trokas dhe një zë nga brenda më thotë :- “Entra”. Hap derën dhe c’të shoh ! Shoferi i autobusit në krye të zyrës. Tërhiqem dhe nisa të largohem. Ai më ndoqi duke më thirrur :- Eja! Pse largohesh ?
I tregova për incidentin dhe zbulova që e mbante mend.
-Dëgjo!- më tha – mbase kishe ti të drejtë dhe unë e kisha gabim. Por duhet të kuptosh një gjë. Asaj borije atëher i bija për këtë karriken këtu.
Miku im që më shoqëronte për kafe atë mbasdite më ndiqte sy e vesh ngritur. Kur e pa që unë mbarova më tha: – Buria është pak o miku im. Ca si unë në këto 8 vite kanë provuar dhimbjen e urisë.
Letër e nënshkruar
Krenar Cani, Vlorë
I bie qe ata qe nuk i bien burise duhet me kap kallashin…..
Shkrim shume i goditur! Por ka edhe me keq…Jane mijera nepunes, specialiste te fushave te ndryshme qe lopata politike e Qeverise se PD i perzuri nga puna ne administraten publike. Sot megjithe premtimin e bere nga Edi Rama dhe deputetet e majte ne fushate, qe tashme ngrohin karrigat miljoneshe ne parlament, nuk kan bere asgje per sistemimin e tyre ne pune dhe as demshperblimin financiare sipas vendimeve te gjykatave, megjithese i kan rene burise ne keto 8 vita sa ska ku shkon me duke i dhene mijera vota PS, por URIA e tyre vazhdon te jete kafshate qe s’kaperdihet!!!!! Tani nga RILINDJA ka dale ne mode emerimi ne poste te larta te shtetit i atyre militanteve te PD, por qe kan pesuar “zhgenjim” nga PD dhe jane “bashkuar” me LSI apo PS, dhe nuk jane pak raste por me qindra.Rasti me i paster eshte shkarkimi i prefektit te Kuksit, kandidat per deputet i PS dhe emerimi ne vend te tij i nje militanti te deklaruar te PD, po keshtu edhe zv.prefekti ne Tropoje eshte anetar i PD dhe nje nder funksionaret e deges lokale te PD te Tropojes…Gazi i madh kur te mbije rsati, themi ne kendej nga anet tona!.
Alpin? E kini drejt! Dhe këta injorantë pd-istë janë té parët që të braktisin kur era fryn ndryshe. I komandon injoranca. Ka shume shqetesime te natyrës që ngrini ju. Komenti ishte shume i mire. Nderime autorit te letres(sms) dhe të komentit!