Burrat e sëmurë, jo gjithmonë e ekzagjerojnë!

Pranvera Kola

Një studim nga “British Medical Journal” na tregon më tepër rreth faktit se kur burrat sëmuren janë të prirur të ekzagjerojnë gjendjen. Ata ankohen vazhdimisht në momentin që janë me grip, kërkojnë të qëndrojnë në shtrat, të marrin përkujdesje nga familja, etj.

Por a kanë vërtet burrat faj nëse kërkojnë më tepër vëmendje gjatë virozave?

Një shkencëtar kanadez Kile Sue, nga “Memorial University of Newgoundland”, ka dashur të mësojë më tepër rreth këtij “problemi” dhe për këtë arsye ka nisur të mbledhë më shumë të dhëna rreth meshkujve. Doktor Sue edhe “British Medical Journal” na tregojnë se burrat nuk shtiren, se ata vërtet nuk ndihen mirë dhe kjo për shkak të hormonit testosteron i cili e dobëson sistemin imunitar të mashkullit ndryshe nga femrat tek të cilat hormonet e përforcojnë imunitetin.

Sipas doktor Sue, burrat kanë një rrezik më të madh vdekshmërie nga gripi se gratë, ndërsa disa të dhëna të tjera të mbledhura në Hong Kong na tregojnë se burrat janë më të rrezikuar për të përjetuar komplikacione gjatë gripit krahasuar me gratë.

Pra simptomat e gripit tek burrat do të jenë më të rënda se tek gratë, prandaj kur burrat ju kërkojnë të qëndrojnë në shtrat mos i përqeshni më!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *