Seksualiteti te burrat dhe gratë manifestohet në forma të ndryshme në varësi të moshës.
Nga 15 – 22 vjeç, femrat duan romantizmin, kurse meshkujt seksin. Femrat janë më të dëshiruara për kortexhimin, puthjet, përqafimet. Meshkujt, përkundrazi kanë një fiksim me dëshirën seksuale dhe erotizmin.
Gjatë kësaj periudhe deri në moshën 25 vjeç, burrat dhe gratë e jetojnë seksualitetin në mënyra shumë të ndryshme. Prandaj dhe lidhja me diferencë moshe mes femrave dhe meshkujve është e zakonshme në këtë periudhë.
25 – 35 vjeç, në këtë moshë seksualiteti tek burrat dhe gratë është thuajse në të njëjtin nivel.
Por në këtë segment të jetës duhet vënë në dukje që raportet influencohen shumë nga tabuja e krijimit të familjes dhe të pasurit fëmijë. Shpesh kjo nevojë nuk e le seksualitetin të dalë në sipërfaqe, por e fsheh atë nën presionin e mitit social të martesës.
Gratë sidomos kanë shumë frikë se mos mbeten jashtë barkës së përbashkët me emrin “martesë” dhe kjo shpesh i çon raportet në këtë moshë drejt tensionit, që manifestohet sigurisht edhe në jetën seksuale.
Nëse ndodh martesa, prioritetet e gruas ndryshojnë në mënyrë radikale: shtatzania, rikuperimi pas lindjes, kujdesi për foshnjen, u merr grave energji të mëdha për vite me radhë. Dëshira për jetë seksuale bie dhe shtrati bëhet vendi i preferuar për pak çlodhje, pra nuk është më ai vendi i pazëvendësueshëm i dashurisë.
Në të gjitha rastet, kjo periudhë është një test force për të gjitha çiftet.
35 – 45 vjeç: Gratë kanë pikun e seksualitetit, kurse për burrat nis rënia.
Gratë në këtë moshë janë më eksperte, njohin preferencat e tyre, kanë studiuar trupin dhe kanë nevojë për një jetë seksuale të rregullt.
Për burrat ndryshojnë prioritetet dhe bëhen selektivë.
Por në këtë segment kohor, të dy mund të kenë një jetë seksuale të paprecedentë nëse kanë arritur kënaqësinë ekonomike dhe atë emotive, pra janë në gjendje të mirë pa telashe financiare dhe nuk kanë pretendime reciproke mbi ndjenjat ndaj njëri tjetrit.
45 – 55 vjeç: Nisin ndryshimet hormonale tek gratë. Natyra përshkon rrugën e saj. Gratë nisin të shqetësohen për shëndetin dhe nuk ndihen tërheqëse, çka e ul vetëbesimin dhe natyrisht interesin për seksin.
Natyra ka vendosur që gratë duhet të superojnë pengesa më të mëdha se burrat për një jetë seksuale të mirë.
Por nëse një grua arrin të pranojë si normale ndryshimet në trupin e saj, ka shumë shanse për një jetë seksuale të kënaqshme.
Teorikisht sipas mjekëve, jeta seksuale e një gruaje mund të vijojë relativisht e shëndetshme deri në 70 vjeç.
o.p / dita
Ndaj nuk arrihet orgazma nga i gjith ky disekuliber ne raport simbas moshave.Kur po e ka qefin njeri nuk e ka tjetri.Kjo ia imponon te gjejne individin per te kombinue me arritjet e kenaqesise.Pra tradhetia asht e imponume e detyrushme nga te dyja gjinit.
Fundi o mo i pranushem .
Zhytem e s’dal mo
Amore e il passato
oggi c’e solo una cosa . Boom – Boom – Baby 😛
( vishem estravagant ,thjeshte …per te provokuar Reaxjone . Nooo ? )
Ed Tu , cosa dici ? 😉
Bardhoshe bardhoshe llera , qejfet ti bera te tera , po tani tu fishke vera , edhe une sjam per keto gjera , se iri kur qesh nje vakt , me rrinte palla me gjak , tashti thon xhaxhai u plak
Ne se burrat (flas per te martuarit dhe ato qe bashkejetojne i kalojne oret e pas pune ne lokale e defrime normale qe mirekuptim dhe deshire seksuale te njellojte s’do te kene me grate e tyre,ne cfaredo moshe te jene.Njeri ka pire ne at mase qe qejfin e ka taman e tjetra gjithe diten me gatim,pune shtepie,femije dhe 8 oreshi i punes s’ka takat e deshire per asgje.Dhe me e bukura kur gruaja nje dite s’dihet shume e lodhur nga punet e perditshme burri i famshem ka pire aq sa kembet s’e mbajne.Ky zakon anadollak eshte shkaku qe marredheniet seksuale mes nje cifti jane per tu qare.Mosha deri me 50 vjec nuk ndikon fare se deshira,mirekuptimi dhe pasioni jane shkaqet kryesore.Pra burra ( dhe gra se kemi dhe gra liberale) defrehuni bashke e jo vec e vec qe dhe deshirat te perkojne.
o ti taliono që paske msu pak shqip!!
na shkrive me këto përshkrime prej qorri analfabet!!
ku dreqin i gjeni këta idiotë që përpiqen të thonë diçka me gojën plot me ujë??
Kush e di se ç’bar ka tymosur gabimisht….
Dhemokraci hesapi. Kane tastiere te gjithe 🙂